Zjarr Marrëveshjes me Serbinë, VV në protestë /Foto dhe Video/

Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë. Aktivistë,t para se të mbahej një fjalimi, i vunë flakën disa posterave, të cilat simbolizonin Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ato i patën lyer me lëndë djegëse. “Kem organizuar një aksion simbolik për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së arritur. Marrëveshja legalizon strukturat ilegale të Beogradit, u ofron amnisti atyre që organizuan krime dhe spastrimin e etnik të Kosovës. Ata tashmë do të ecin të lirë dhe kjo marrëveshje shkel sovranitetin tonë”, ka thënë aktivisti i VV-së Berat Lahu. Sipas Lahut, asnjë shqiptar nuk mund të jetë mësues në veri dhe se kjo është shkelje kushtetuese. “E kemi organizuar këtë aksion për t’i bërë thirrje njerëzve që të dalin në këtë protestë që legalizon kriminelët në Veri. Qeveritarët e shitur po i tremben edhe më shumë këtyre protestave dhe ne në mënyrë simbolike sot jemi mbledhur për të bërë thirrje që të dalim edhe më shumë në protestat e 20 qershorit për të kundërshtuar këtë marrëveshje”, tha Lahu për "Express".