STRIP-VALLËZIMI I USHTAREVE IZRAELITE (VIDEO)

Në tentim që të reagojë ndaj një morie të informacioneve, të cilat ushtarët izraelitë po i postojnë në internet, shefi i Ushtrisë së Izraelit, Beny Ganz, ka urdhëruar kufizimin e shfrytëzimit të rrjeteve shoqërore në ushtri, si përpilimin e rregullave të reja se kush guxon, e kush jo, të shfaqet në Facebook. Në njoftimin e saj, Ushtria Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thekson se, viteve të fundit ka pasur disa incidente negative për shkak të mosnjohjes së mënyrës se si funksionon rrjeti Facebook. Si pasojë, thuhet tutje në njoftim, ushtarët publikonin detaje operative apo personale në internet, gjë e cila mund të ketë pasoja për vetë ushtrinë. Përkundër qëllimit që të përballet me realitetin kibernetik, IDF është e vetëdijshme se nuk mund t’i fshehë ushtarët e vetë, dhe as që e dëshiron këtë gjë. Prandaj, siç thuhet, IDF ka vendosur që, të paktën, të definojë nivelin e pranisë së tyre në internet, raportojnë sot mediat në Tel Aviv.