Tmerr në Siri, filmohen prerjet e kokave (video, pamjet të rënda)

Botën e përshkoi një xhirim i postuar në YouTube, me pamjet tronditëse, ku priten kokat e tre personave. Dyshohet se viktimat janë mbështetës të Bashar al-Assadit, ndërsa ekzekutues forcat e kryengritësve. Në mesin e të ekzekutuarve është edhe një prift i Kishës Ortodokse siriane. Në xhirimin prej gati 10 minutash, shihen burrat e lidhur, të rrethuar nga një numër i “vëzhguesve”, në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë. Deri tani nuk dihet identiteti i viktimave e as ekzekutorët, por dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me “motive fetare”. Tortura është xhiruar me kamerën e telefonit, ndërsa e kanë postuar në YouTube mbështetësit e Assadit nga organizata “e vërteta siriane”. /Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/