Britani, shqiptarja fiton konkursin e fustaneve me letra higjenike

Shqiptarja Mimoza Haska, është fituese e një konkursi për dizain fustanesh nuserie. Krijimi ka një kusht! Duhet të bëhet me letër higjenike tualeti. Ky ishte konkursi i 19-me radhë. Shqiptarja u kurorëzua për veçantësinë e krijimit. ‘Fustani ishte i mahnitshëm’- janë shprehur vlerësuesit. Ai është gjithë lule. Në vendin e dytë u rendit fituesja e edicionit të vitit 2011 dhe 2012, Susan Brennan nga Orchard Lake, Michigan. Krijimi i saj ishte një fusta i gjatë me shirita. Ndërsa vend i tretë, Carol Touchstone nga Florida. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta britanike “Daily Mail”. /Shekulli Online/