
Hyn për të vjedhë, del mysliman! (video)
Me këtë rast shitësi Muhammad Sohail nga Long Island të SHBA-së i prekur nga tregimi i hajnit i jep atij 40 dollarë dhe bukë për të ngrënë
Një hajn ka hyrë për të vjellë një shitore duke e kërcënuar punonjësin me shkop bejsbolli, ndërsa në vend që shitësi t’ia japë të hollat iu ka drejtuar me armë duke e gjunjëzuar hajnin.
Në këtë moment hajni me maskë në fytyrë ka filluar të qajë duke kërkuar mëshirë nga shitësi dhe duke i treguar për gjendjen e rëndë dhe se nuk ka të holla për të ushqyer me javë të tëra familjen e tij.
Me këtë rast shitësi Muhammad Sohail nga Long Island të SHBA-së i prekur nga tregimi i hajnit i jep atij 40 dollarë dhe bukë për të ngrënë.
Për habi ai që i rrezikoi jetën Mohammad-it tani iu drejtua me dëshiron e konvertimit në fenë e tij, duke e thënë dëshminë (shehadetin). /Portalb
/portalb.com/
