Serbja Jelena Karleusa mikson ezanin në këngën e saj(Video)

Pop ylli serb, Jelena Karleusa, ka mbajtur një koncert më datë 15 qershor në Usce, ku ka kenduar këngën e saj "Duboko Ranjena" (Plaga e Thellë) ne te cilen kishte miksur ezanin që është thirrje për lutje që këndohet në xhamitë muslimane. Këngëtarja serbe Karleusa ka përdorur pjesë të ezanit, edhe pse në prapashtesën e titullit të këngës ajo mban "arabic mix". Siç transmeton telegrafi, mediat serbe raportojnë po ashtu se Karleusa në po këtë koncert nuk përjetoi momente të mira, pasi ai dështoi për shkak të zërimit dhe ndriqimit të keq. /albeu.com/