Erdogan: Falemenderojmë “Shkupin dhe Gostivarin” në Maqedoni (Video)

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, në fillim të tubimit të sotëm të partisë falënderoi, duke iu adresuar mijëra banorëve të Maqedonisë, Kosovës, Bosnës dhe Hercegovinës dhe vendeve të tjera të Ballkanit që organizuan mitingje për të mbështetur atë. “Ne falënderojmë Shkupin, Gostivarin, Sarajevën, Malajzinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe të gjitha ata që organizuan tubime në mbështetjen tonë”, tha Erdogan, duke i përshëndetur banorët e këtyre qyteteve. Gjatë mitingut të sotëm të partisë, kryeministri i Turqisë Tajip Erdogan në Ankara tha se ” Mediat e huaja janë të lejuara për të raportuar mbi zhvillimet e fundit në Turqi” Gjithashu tha se gjatë demonstratave në vend u shkatërruan 12 ndërtesat e partisë së tij. “A është ky mirkuptimi juaj i demokracisë dhe lirisë? A është e gjitha kjo e lidhur me parkun Gezi? “Ne nuk do të lejojmë të ndahet Turqia në rrugë, fshatra, qytete dhe të gjithë të frikohen nga armiqësia e ndërsjelltë … Ne jemi të gjithë Turqia. Këtë unitet askush nuk mund të shqetësoj. Kushdo që është i aspiruar për të, në dhashtë Zoti të gjitha do të kenë një përfundim të paplotësuar, “tha Erdogan, duke shtuar se ” populli turk e mbronë qeverinë e tyre”. Populli e mbron demokracinë dhe lirinë e shprehjes. ”