Gjarpri është thjesht një lodër për këtë fëmijë (Video)
Se në Rusi gjithçka mund të ndodhë tregon edhe videoja e mëposhtme në të cilën shfaqet një fëmijë duke luajtur me një gjarpër në lumë.
Fëmija nuk di se çfarë është frika, ndërsa veprimi i tij i ka argëtuar tej mase edhe prindërit e djaloshit dhe shoqërinë e tyre.
Djaloshi ka luajtur me gjarprin duke mos e ditur se me çfarë rreziku po përballet, mirëpo është i pakuptueshëm reagimi i prindërve të tij, të cilët thjesht argëtohen me atë që shohin dhe nuk ndërmarrin masa për largimin e gjarprit. /Telegrafi/