Leopardi hyn në një ndërtesë dhe sulmon qenin (Video)

Kamerat e sigurisë kanë xhiruar një leopard duke hyrë në një ndërtesë në Mulundu në rrethinën e Mumbait dhe duke e sulmuar një qen. Kafsha e egër arrin që ta marrë qenin me vete, përkundër tentativave të tij që të çlirohet. Në dekadën e fundit, leopardët kanë lënduar dhe vrarë qindra njerëz në rrethet e Mumbait. /Telegrafi/