Messi ia kalon Maradones me gola per Argjentinen (Video)

Buenos Aires, 15 qershor – Futbollisti tri herë më i mirë në botë, Lionel Messi ia ka kaluar me shënim e golave për përfaqësuesen e Argjentinës legjendës Diego Maradona. Ai në ndeshjen miqësore të Argjentinës me Guatemalën shënoi tre gola, në fitoren që Argjentina e shënoi me rezultat të thellë 4:0. Së pari Messi shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 15-të, pastaj nga penalltia në minutën e 40-të, kurse golin e tretë të tij dhe të katërtin për Argjentinën në këët takim miqësor e shënoi në minutën e 48-të, duke arritur shifrën prej 35 golave për përfaqësuesen, derisa Maradona ka shënuar 34 gola, i cili ka luajtur për kombëtaren në 91 ndeshje, kurse Messi deri ta ka luajtur në 83 ndeshje. Me 35 gola Messi është barazuar me Hernan Crespon, mirëpo golashënuesi më i mirë i kombëtares së gauçosve akoma mbetet Gabriel Batistuta, i cili në gjithsej 78 ndeshje të Argjentinës ka tundur rrjetën e kundërshtarëve plot 56 herë. Source :koha .net