Labradori shpeton dy instruktor nga vdekja (Video)
San Rafaelo, 14 qershor – Një qen udhëheqës nga qyteti San Rafaelo në Kaliforni e ka merituar titullin e heroit të ditës. Qenin e tipit labrador dy instruktorët e kishin nxjerrë në shëtitje, dhe, në një moment të rrezikshëm, ai i paralajmëroi se një automjet, vozitësi i të cilit e kishte humbur kontrollin mbi veturën, po afrohej me shpejtësi të madhe. Instruktorët nuk e kishin vërejtur këtë, por qeni po dhe e kishte sinjalizuar trajnerin që të kthente kokën dhe të largohej me shpejtësi nga trotuari. Trajneri Todd Yurek shpejt e kuptoi se çfarë po ndodh dhe bashkë me kolegen e tij, Daniela Alvarado (e cila ishte duke e mbajtur një shirit mbi sy për t’u dukur si e verbër), vrapoi anash dhe e shpëtoi edhe kolegen e tij.
“Qeni e kishte parë veturën para meje. Nuk e di se si do të vepronte po të ishte atje pa mua, kështu që kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”, tha Todd për televizionin ABC7.
Tash për tash ende nuk dihet se si vozitësja, një grua 93-vjeçare e kishte humbur kontrollin mbi automjetin e saj.
Qeni labrador ende nuk i ka kaluar të gjitha provimet për t’u bërë udhëheqës i njerëzve të verbër, por Todd beson se nuk do të ketë probleme.
“Nuk mundeni një qen ta mësoni se si të veprojë në situata aq dramatike”, tha trajneri.
Source : koha.net