Përmbytje masive në Dukagjin (VIDEO)

Një stuhi e madhe shiu ka përfshirë mbrëmë rrafshin e Dukagjinit dhe në disa zona janë shkaktuar përmbytje. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjendja më e rëndë ka qenë në komunën e Rahovecit dhe të Gjakovës, njofton Indeksoline. Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 20:00 si pasojë e të reshurave të shiut kanë qenë të rrezikuara dhjetëra shtëpi në fshatin Bellacërkë, Radovcë dhe Radoste. /albeu.com/