Kujdes ,ja si pregaditet ne lokale ushqimi (Video)

Se sa rrezik përbënë për shëndetin të ushqyerit në vende që nuk njihen mirë, dëshmojnë këto pamje amatore të dërguara nga një bashkëpunëtor i yni. Ato nuk duan koment pasi ilustrojnë lakminë vrastare për të përfituar edhe në dëmin e shëndetit të të tjerëve. Mbi këto shufra armature të dedikuara për diçka tjetër, janë nxirë me dhjetëra mijëra qebapa e pleskavica. Imagjinojeni çfarë kanë ngrënë të rinjtë tanë, meqë siç bëhet e ditur kjo e ashtuquajtur qebaptore punon kryesisht gjatë verës, kur edhe fillon koha e diskotekave, pasi ajo ndodhet fare pran një diskoteke në periferi të Gjilanit. kosovapress.com