Fluturimi i magjistarit (Foto/Video)

Disa pasagjerë dhe kalimtarë në Londër janë shokuar kur e kanë parë një magjistar duke u ngritur në ajër pranë autobusit. Steven Frayne, i njohur si Dynamo, njërën dorë e ka mbështetur te autobusi, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e trupit i ka qëndruar në ajër. Të gjithë që e kanë parë e kanë fotografuar të habitur dhe janë përpjekur të kuptojnë se si arrin ta bëjë atë. /Telegrafi/