Ne mbrojtje te hoxhe Irfan Salihu ,ne lidhje me ligjeraten e cila ka ngjallur reagime diteve te fundit /Video/
Anëtari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kreu i Këshillit të këtij institucioni në Shtime, Isa Tershani, ka mbrojtur hoxhë Irfan Salihun, në lidhje me ligjëratën e cila ka ngjallur shumë reagime ditëve të fundit.
Anëtari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kreu i Këshillit të këtij institucioni në Shtime, Isa Tershani, ka folur rreth ligjëratës së hoxhë Irfan Salihun,e cila ka ngjallur shumë reagime ditëve të fundit.
Tershani thotë se fjalimi i hoxhës ka ngjallur reagime të panevojshme, e sidomos te disa gra deputete.
Ai thotë se fjalimi i hoxhës, ka ngritë një zhurmë të madhe dhe propagandë mediatike. Madje hoxha thotë se ato që ka thënë hoxhë Salihu në ligjëraten e tij, janë të vërteta dhe ndaj tyre reagojnë vetëm siç shprehet ai “ata që e kanë mizën nën kapuq”.
Ai ka thënë se nëse dikujt i pengon fjala e drejtë, atëherë hoxhallarët nuk kanë se çka t’u bëjnë.
“Fatkeqësisht, po them fatkeqësisht, fjalimi i hoxhës ka ngritur shqetësime te disa gra deputete. Po ju pengon fjala e drejtë. Nëse atyne ju djegin këto sene, ishalla Zoti i udhëzon e i vetëdijëson. Knej thonë feja nuk ban me u përzi në politikë, e politika a po bajka me u përzi në fe a”, thotë hoxhë Tershani.
Ai thotë se kjo nuk është “me u përzi”, pasiqë, siç shprehet hoxha, edhe po t’u dalin brinat të gjithëve, realiteti është se mbi 90 për qind e popullsisë në Kosovë janë me fe muslimane.
“Nuk asht me u përzi. Se dashtë e pa dashtë na jemi 95 për qind muslimanë, edhe brinat me ju dalë kështu qëndron. Dashtë e pa dashtë kena me folë dhe nuk mundet politika me e ndalë gojën. Nëse ai dje ka folë për moralin, unë nesër kam me folë për drogën, ai tjetri për ni dukuri tjetër. Nuk mundet kërkush me na e ndalë gojën”, thotë hoxha.
Ai thotë se deputetët, siç shprehet ai, i kanë kryer të gjitha punët e veta, e tashmë u ka mbetur të merren vetëm me hoxhallarët.
“E banën fet atje në parlament duke u marrë me punë të veta veç ju ka mbetë me u marrë edhe me hoxhallarë”, thotë ai.
Hoxha thotë se janë edhe mediat ato që e kanë “zmadhuar” këtë problem, mirëpo ai thotë se në shoqërinë tonë po ndodhin disa gjëra interesante. Sipas tij, ata që mbrojnë moralin e popullit gjykohen, kurse të tjerët ledhatohen.
“Ata të cilët po dojnë t’ia mbrojnë moralin e këtij populli, po gjykohen e ata të cilët po tentojnë t’ia prishin atë këtij populli, po ledhatohen”, thotë ai. E në fund, hoxha jep mesazhin tek qytetarët që herave të tjera “ti hapin sytë dhe të dinë kujt po ia japin votën”.
Source :www.ekuiliber.com