Marrëveshja ndalet në shesh (Video)
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet per një gjysmë ore. Kjo meqenëse nuk ka pasur korum për votim.
Kryekuvendari, Jakup Krasniqi theksoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të parashikojnë gjendjen e sotme dhe të vijnë më herët në Kuvend, por sipas tij, edhe ashtu nuk ka kuorum për vazhdimin e seancës.
————————
–Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e tyre edhe sekretari organizativ i kësaj Lëvizje Dardan Molliqaj. Kjo për faktin, pasi që këta të fundit kanë ndaluar hyrjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Gjendja më e tensionuar është në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit po përleshen kohë pas kohe me policinë e Kosovës.
Policia është përleshur me protestuesit në hyrjen mbrapa Qeverisë së Kosovës, derisa ka tentuar t’i larojë ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve të Kosovës
I pari që ka hasur në këtë bllokadë ka qenë deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami. Ai nuk është lejuar që të hyjë në Kuvend, me ç’rast është kthyer mrapa. Në Kuvend tentuan të hyjnë edhe Time Kadriaj , Myzejene Selmanaj, Anton Quni, Drita Hajzeraj, por nuk u lejuan edhe pse ishin të shoqëruar nga Policia.
Vetëvendojse është zotuar se nuk do ta lejojë asnjë deputetë që të hyjë në Kuvend, por Indeksonline mëson se disa deputet kanë gjetur rrugë të tjera alternative për të hyrë në Kuvend.
Ndërkohë, që disa protestues ka hedhur ngjyrë mbi Policinë e Kosovës. Ndryshe, prej orës 10:00 është dashur që të fillojë seanca, në të cilën është paraparë që të ratifikohet marrëveshja me Serbinë.
———————
Qindra protestues iu përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për protestë që në orën nëntë dhe ata para Kuuvendit po brohorasin kundër ratifikimtit të marrëveshjes Kosovë -Serbi.
Protestuesit janë ndarë në tri grupe: një grup para hyrjes së Parlamentit dhe dy të tjera para hyjres në ndërtersën ku është e vendosur një pjesë e Qeverisë.
Rreth objekteve të insituticioneev qeveritare dhe të Kuvendit të Kosovës ka përforcime policore ndërsa dyert e tyre janë të lidhura me vargonj të trashë. .
VV sot proteston kundër Marrëveshjes
Prishtinë,m 27 qerhsor – Vetëvendosje sot u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për pjesëmarrje në demonstratën e nesërme kundër Ratifikimit të Marrëveshjes Thaçi – Daçiç
që do të mbahet në Prishtinë, duke filluar në orën 9, para Kuvendit të Kosovës.
Vetëvendosja nëpërmjet ftesave të dërguara në mediat e Kosovës, dhe gjithandej nëpër qytetet e Kosovës, ku kjo lëvizje ka degët e saja ka apeluar qytetarët që t’i bashkangjiten demonstratës.
Vetëvendosje është përkujdesur që praktikisht në secilën ftesë dërguar qytetarëve të një qyteti të ketë nga një shkak të veçantë pse qytetarët duhet t’i bashkangjiten demonstratës.
kosovaalbaner.com