Policia gjermane ekzekuton 20-vjeçarin në qendër të Berlinit (VIDEO)
Zëdhënësi i policisë, deklaroi se kalimtarët paraqitën në polici një rast, ku shihet se si në qendër të qytetit një persona dëshironte të therte veten me thikë.
Policia gjermane ka shtënë mbi një person, i cili ishte duke therur veten me një thikë, në qendër të Berlinit.
Personi në fjalë menjëherë vdiq, njofton agjencia e lajmeve "AP".
Zëdhënësi i policisë, deklaroi se kalimtarët paraqitën në polici një rast, ku shihet se si në qendër të qytetit një persona dëshironte të therte veten me thikë.
Kur policia e paralajmëroi që të dorëzonte thikën, personi filloi që të therej me thikë edhe më shumë. Pastaj policia duke tentuar që ta ndalojë, ai i sulmoi ata, me ç'rast njëri nga policët nxori pistoletën dhe gjuajti.
20-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa obduksioni do të vërtetojë se a ka vdekur prej plumbit, apo nga lëndimet të cilat i ka shkaktuar vetë ai.