Berisha nxjerr lakuriq katër bukuroshe amerikane

New York, 16 qershor - Fotografi shqiptar në New York, Fadil Berisha ka realizuar një shërbim fotografik me katër bukuroshe amerikane ndër vite.Kanë kaluar 18 vjet që kur ajo u bë e famshme në "Miss SHBA". Por Shana Moakler ka treguar se edhe tash mund të përballojë shumë mirë konkurrencën e bukurosheve më të reja, teksa është veshur për një poster të shqoatës për mbrojtjen e kafshëve "Peta". Bashkë me Alisa Campanella, "Miss SHBA 2011", Shandi Finnessey, "Miss SHBA 2004", dhe Susie Castillo, "Miss SHBA 2003", bukuroshja tashmë 38-vjeçare, Moakler ka realizuar një poster bardhë e zi shumë joshës. Berisha e ka realizuar këtë foto me katër bukuroshe që mbanin vetëm take në trup, duke mbuluar me delikatesë pjesët e tjera të zbuluara të trupit.