Një shqiptar nga Kosova që po lufton në Siri, përmes një video të postuar në Youtube, iu bënë thirrje shqiptarëve myslimanë që ti bashkohen luftës së shenjtë, Xhihadit, njofton Gazeta Express.
“Ju nuk e dini vëllezër se çfarë krenarie është të jesh në tokën e shenjtë të Xhihadit’ thotë ai. “Mos rrini asnjë minutë në shtëpitë tuaja, por ejani këtu”.
Video është postuar më 12 tetor. Emri i këtij luftëtari nuk bëhet i ditur. Ai është ndër dhjetëra shqiptarë tjerë nga Kosova e Maqedonia që po luftojnë përkrah rebelëve në luftë për ta rrëzuar Presidentin Bashar al Assad