Brazil, policia vret hajdutin (VIDEO-LAJM)

Një tentativë për të grabitur një motor i ka kushtuar jetën një të riu në San Paulo në Brazil. Në një video të publikuar nga disa nga mediat botërore tregon momentin kur një motoçiklist, i cili kishte një kamera të vendosur në helmetë, grabitet nga dy persona me një motor. Nën kërcënimin e armës, ata i marrin motoçikletën, por nuk zgjat shumë pasi një polic qëllon mbi hajdutin duke e plagosur atë por për fat të keq ai ka ndërruar jetë disa momente me vonë.