Doli i zhveshur nga aeroplani dhe deshi të rrihej me pilotin (Video)

Një pasagjer i ka befasuar të pranishmit në aeroportin e Mançesterit, kur ka dalë nga aeroplani me shumë pak rroba, ndërsa edhe ato i ka larguar në pistë. Mashkulli 52-vjeçar ka dalë para aeroplanit dhe e ka ftuar pilotin që të rrihet me të, ndërsa këtë e ka bërë në prani të policëve, të cilët nuk kanë reaguar menjëherë. Drama kishte filluar që në aeroplan, kur pasagjeri ishte dehur dhe i kishte provokuar udhëtarët tjerë. Piloti është detyruar që ta ulë aeroplanin për ta qetësuar pasagjerin. Më pas, ai është arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. /Telegrafi/