12-vjeçari vret aksidentalisht mikun e nënës (Video)
Një 12-vjeçar qëlloi aksidentalisht për vdekje mikun e nënës së tij gjatë një seance qitjeje në një poligon në Volokomlamsk në Rusi.
E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e sigurisë. 12-vjeçari i udhëzuar nga instruktorja, ulet në ndenjëse dhe menjëherë merr pushkën në krah, ndërkohë që e ëma e tij dhe miku i saj po ecnin nëpër pistë për të kontrolluar shënjestrën.
Në këtë moment, 12-vjeçari duke pandehur se arma nuk ishte e mbushur, e shkrep atë. Plumbi i dalë qëlloi fatal për të riun që e zuri në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.
Autoritetet vendase nisën menjëherë hetimet dhe akuzat rëndojnë ndaj instruktores për neglizhencë. Si rregull ajo duhet të kishte kontrolluar që arma të mos ishte e mbushur dhe pastaj t’ia lintë atë në dorë 12-vjeçarit.