Rekord në Angli, 30 penallti në një ndeshje (VIDEO)
90 minutat e kohës së rregullt si dhe 30 minutat e dy kohëve shtesë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesen e përballjes Brockenhurst-Andover Town e vlefshme për "Hampshire Cup" e zhvilluar në Angli më 9 tetor. Si gjithmonë në këto raste skuadrat u drejtohen goditjeve nga pika e bardhë për të përcaktuar formacionin që do të vijojë në fazën pasardhëse. Një seri e cmendur penalltish, që dukej se nuk do të kishte fund.
Pas 29 njëmbëdhjetmetërshave të saktë, radhës për të goditur i erdhi sërish 20-vjeçarit Claudio Hebert, i cili ishte njeriu i vetëm që gaboi nga pika e bardhë. Si përfundim, vendasit fituan me rezultatin 15-14.
Në fakt ky ishte një rekord i ri sa i përket numrit të 11 metërshave të ekzekutuar në një ndeshje futbolli në Angli, teksa rekordi i mëparshëm i regjistruar nga Federata Angleze është shënuar më 2011 në "Johnston Paint Trophy" në takimin Dagenham and Redbridge kundër Leyton Orient. /albeu.com/