
Një grua nga Chicago, vendosi të bëjë padi kundër policisë, për lëndimet serioze të pësuara gjatë mbylljes së saj në një stacioni policor në Skokie, në Illinois.
47-vjeçarja Cassandra Feurstein është ndaluar për ngasje në gjendje të dehur, për çka është dërguar në paraburgim. Momenti i diskutueshëm ndodhi më 10 mars të këtij viti, raporton ABC News.
Pas mbërritjes në stacion, një police e ka bastisur para mbylljes në çeli. Policia pretendon se Cassandra i rezistoi arrestimit.
Në video shihet se si roja Michael Hart e shtyu me forcë brenda në çeli, me ç’rast Cassandra bie me fytyrë në qoshe të shtratit të betontë. Menjëherë pas kësaj, policët hynë brenda për t’i dhënë ndihmën e parë, meqë asaj nisi t’i rridhte gjaku.
Cassandra ka pësuar lëndime të rënda për çka është dashur të bëjë një rikonstruksion të fytyrës për të zëvendësuar eshtrat u copëtuar, transmeton telegrafi.
Avokati i saj nuk ka përcaktuar se për çfarë shumi policia do të paditet.