Anëtarët e grupit “Kaos” kanë sjellë videoklipin e këngës “Gëzuar përhajr”.
Me muzikë të CekicBeatz dhe tekst të shkruar nga vet reperët e grupit, kënga ka një tematikë festive.
Videoja shfaq protagonistët në një dasmë, ndërkohë që Vig Poppa dhe Lumi B janë të veshur ndryshe nga që jemi mësuar t’i shohim – me kostume klasike. /Telegrafi/