
I vendos dry të dashurës që të mos e tradhtojë (VIDEO)
Një burrë në Meksikë e ka detyruar të dashurën e tij të vendos dry në xhinset e saj, në mënyrë që ajo të qëndrojë besnike ndaj tij.
Vajza 25-vjeçare, i cila kërkojë të mos identifikohet për publikun, shkoi tek autoritetet lokale të policisë, për t’u ankuar se ndjente dhimbje, shkaku se nuk ishte në gjendje të shkonte në banjo për orë të tëra.
Ajo u tha atyre se, për vite me radhë, i dashuri i saj 40-vjeçar, ia mbyllte me dy xhinset, ndërsa ajo nuk guxonte t’i prente ato, që të lirohej vetë.
Autoritetet arrestuan të dashurin e saj, i cili pranoi se e kishte mbyllur gruan me dry, dhe ua dha çelësin policisë, raporton CNN.
Policia u habitur kur e dashura nuk deshi të ngrejë padi ndaj personit që po i vendoste dy në xhinse. Ai u mor në paraburgim nën akuzën për kundërvajtje, dhe u lirua pas disa orësh.
Por të nesërmen, ai nënshkroi një deklaratë ku premtoi se herë tjera nuk do ta përdorë më këtë formë të mbylljes me dry te e dashura e tij.
