Droga e kthen vajzën në 'përbindësh' (VIDEO)

Është publikuar një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut, ku shihet një vajzë e droguar dhe reagon si një "zombi". Video është publikuar nga faqja e internetit " LiveLeak " dhe ka shokuar shikuesit me veprimet e vajzës së droguar e cila merr sulme paniku në sjelljet e saja. Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme. Kohët e fundit mjekët në SHBA po i frikësohen së tepërmi një lloj droge të re, të quajtur krokodil, e cila shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit. Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie. Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi, ajo përgatitet në kushte shtëpie dhe është tri herë më e lirë se heroina. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinë apo naftë të përpunuar dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.