Hoxhë Shefqeti, mallkon Shaip Mujën për ndalimin e ndërtimit të xhamisë (VIDEO)

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Mujën, për ndalimin e ndërtimit të Xhamisë në Lagjen Kalabria. Në fakt, më shumë sesa akuza, ato që thotë hoxha janë mallkime. Në një video të shpërndarë dje në Youtube, hoxha i famshëm për interpretime rigjide të islamit, akuzon edhe komandantët tjerë se janë shndërruar në kundërshtarë të islamit. “Shaipi është djali i Hajredinit, e Hajredini ka qenë shok me babanë tim. Kanë punuar bashkë në minierë. Mendova një ditë të shkoj te Hajredini e t’i them se ndali djemtë, por më thanë se “djemtë i kanë dalë dore. Më erdh keq për këtë, thash mos ta mërzis plakun e nuk shkova hiç”, thotë Krasniqi. Reagimi i hoxhës Shefqet Krasniqi vjen pasi që në lagjen Kalabria janë hapur themelet e xhamisë pranë një ndërtesë kolektive që po ndërtohet nga vëllezërit Muja. Disa banorë të lagjes aty kanë bërë një peticion kundër ndërtimin të xhamisë, të shtyrë nga Mujajt. Por në video, Shefqet Krasniqi akuzon edhe Ismet Beqirin, ish-Kryetarin e Prishtinës që ndaloi ndërtimin e xhamisë në lagjen Bregu i Diellit vite më parë. Njëkohësisht, hoxha flet edhe për Katedralen e Prishtinë, që si gjithmonë, shfaqet kundërshtues ndaj ndërtimit të saj.