Një aksident spektakolar në xhiron e fundit të garave “Indycar” në qytetin e Hjuston, ka sjellë plagosjen e rëndë të pilotit veteran, Dario Frankiti dhe plagosjen e të paktën 13 tifozëve.
3 herë fituesi i garës së Indianapolis vuajti disa fraktura në brinjë si dhe një kavilje të thyer në aksidentin që tmerroi spektatorët në etapën amerikane të radhës. /albeu.com/