Ja se si femrat i josh pasuria (VIDEO)

Vitali Zdorovetski edhe një herë ka arritur një kohë rekord duke tërhequr miliona shikues në kanalin e tij në YouTube, përmes një kamere të fshehur. Këtë herë ai e bëri një skemë në të cilën ai përpiqet të tregojë nëse femrat me të vërtetë pranojnë të shkojnë me një mashkull duke u tërhequr nga pasuria e tij. Eksperimenti i tij ishte mjaft e thjeshtë: ai e pyeti vajzën nëse ajo do që të shkojë për darkë me të, dhe kur ajo refuzoi, ai i tregoi veturën e tij superluksoze. Vajza menjëherë ndryshoi mendjen dhe pranoi që të shkojë me Vitalin, por ai tha se nuk i pëlqejnë femrat aventuriere.