Edhe pulat do të votonin për Korab Sejdiun (VIDEO)

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, kanë filluar fushatën duke shkuar derë më derë, për të kërkuar votat e qytetarëve. Në një rast kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, ka marrë një premtim të veçantë për votë. Atij i ka thënë një qytetarë, se nëse ai e ka me gjithë mend se do të punojë për të mirën e Prishtinës, mund të llogarisë jo vetëm në votat e familjarëve të tij, por edhe në ato të pulave. (reporteri.net)