Nëna e varros foshnjën e sapolindur, policët e gjejnë të gjallë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një foshnjë e sapolindur është varrosur e gjallë nga nëna e saj. Mësohet se një grua ka telefonuar policinë sapo ka parë komshien e saj, duke e varrosur foshnjën e sapolindur në oborrin e shtëpisë. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka gjetur pas 8 orësh foshnjën e gjallë. Sipas dëshmisë së nënës së re, ajo kishte qenë në gjendje të dehur kur e kishte sjellë në jetë vajzën e saj. Nëna ka menduar se foshnja ka qenë e vdekur pasi kishte lindur para kohe, d.m.th në muajin shtatë. Pasi policia ka marrë nënën e vogëlushes në pyetje, ajo i ka treguar vendin ku e kishte varrosur. Menjëherë policët kanë nisur kërkimet, ku papritur dëgjuan të qarat e fëmijës. “Shpejt sillni ujë, është gjallë”, ka bërtitur një nga policët i tronditur. Ata e nxorën me kujdes vogëlushen që atje dhe pasi e pastruan me ujë dhe mbështollën me disa rroba për të mos u ftohur. Vajza e vogël sot është mirë dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo mban emrin Viktori (fitore). Kanë qenë policët ata që e kanë pagëzuar vogëlushen me këtë emër, pasi ajo doli gjallë nga një peripeci kaq e madhe.