Autobusi bie në humnerë, të gjithë pasagjerët të vdekur (VIDEO)

Një autobus me 51 persona, përfshi disa fëmijë, doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë në Peru mëngjesin e së dielës. Një zyrtar informoi se pavarësisht mbërritjes së shpejtë të asistencës në vendngjarje, të gjithë pasagjerët kishin vdekur. Nuk dihen ende arsyet që shkaktuan daljen e autobusit nga rruga malore në të cilën po udhëtonte. Humnera në të cilën ra autobusi ishte 200 metra e thellë. Ndërkohë, Peruja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, duke shpallur zi kombëtare në mbarë vendin.