Grabitet në rrugë, askush nuk ndërhyn ta ndihmojë (VIDEO)

Një grua grabitet dhe dhunohet nga një tjetër grua dhe asnjë nga njerëzit dëshmitarë, nuk ndërhyn që t'i vijë në ndihmë. Këto janë pamjet e sigurisë që kanë kapur momentin e vjedhjes. Viktima sulmohet nga një tjetër femër, e cila me dhunë e ka hedhur përtokë, e ka goditur me shqelma dhe më pas e ka grabitur. Vetëm kur keqbërësja u largua, njerëzit iu afruan gruas së tmerruar. /albeu.com/

Rekord në Angli, 30 penallti në një ndeshje (VIDEO)

90 minutat e kohës së rregullt si dhe 30 minutat e dy kohëve shtesë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesen e përballjes Brockenhurst-Andover Town e vlefshme për "Hampshire Cup" e zhvilluar në Angli më 9 tetor. Si gjithmonë në këto raste skuadrat u drejtohen goditjeve nga pika e bardhë për të përcaktuar formacionin që do të vijojë në fazën pasardhëse. Një seri e cmendur penalltish, që dukej se nuk do të kishte fund. Pas 29 njëmbëdhjetmetërshave të saktë, radhës për të goditur i erdhi sërish 20-vjeçarit Claudio Hebert, i cili ishte njeriu i vetëm që gaboi nga pika e bardhë. Si përfundim, vendasit fituan me rezultatin 15-14. Në fakt ky ishte një rekord i ri sa i përket numrit të 11 metërshave të ekzekutuar në një ndeshje futbolli në Angli, teksa rekordi i mëparshëm i regjistruar nga Federata Angleze është shënuar më 2011 në "Johnston Paint Trophy" në takimin Dagenham and Redbridge kundër Leyton Orient. /albeu.com/

Ja se si femrat i josh pasuria (VIDEO)

Vitali Zdorovetski edhe një herë ka arritur një kohë rekord duke tërhequr miliona shikues në kanalin e tij në YouTube, përmes një kamere të fshehur. Këtë herë ai e bëri një skemë në të cilën ai përpiqet të tregojë nëse femrat me të vërtetë pranojnë të shkojnë me një mashkull duke u tërhequr nga pasuria e tij. Eksperimenti i tij ishte mjaft e thjeshtë: ai e pyeti vajzën nëse ajo do që të shkojë për darkë me të, dhe kur ajo refuzoi, ai i tregoi veturën e tij superluksoze. Vajza menjëherë ndryshoi mendjen dhe pranoi që të shkojë me Vitalin, por ai tha se nuk i pëlqejnë femrat aventuriere.

Droga e kthen vajzën në 'përbindësh' (VIDEO)

Është publikuar një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut, ku shihet një vajzë e droguar dhe reagon si një "zombi". Video është publikuar nga faqja e internetit " LiveLeak " dhe ka shokuar shikuesit me veprimet e vajzës së droguar e cila merr sulme paniku në sjelljet e saja. Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme. Kohët e fundit mjekët në SHBA po i frikësohen së tepërmi një lloj droge të re, të quajtur krokodil, e cila shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit. Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie. Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi, ajo përgatitet në kushte shtëpie dhe është tri herë më e lirë se heroina. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinë apo naftë të përpunuar dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.

Bashkëvendasit e Pacollit festojnë Bajramin me të shtëna armësh (VIDEO)

Festa e Kurban Bajramit u ndje me të madhe na fshatin Marec. Atje, u mblodhën qindra banorë, dhe në xhaminë që jo fort moti është inauguruar, e bënë faljen e mëngjesit në këtë ditë. Por, as kësaj here festa nuk kaloi pa të shtëna armësh.

Photoshop Live Alla Fermata Del Pullman – Scherzo Epico (VIDEO)

Nje ide gjeniale ! Kini kujdes se mund t'iu ndodhe dhe juve nje dite !

Video: Gol nga gjysma e fushës

Një nga momentet më interesante dhe të paharueshme në futboll, janë sigurisht golat e shënuar nga distanca të mëdha. Një gol nga gjysma e fushës ka arritur, Liam Kelly nga Irlanda

Këngtari turk vjedh Tallavan e Florit

Nuk mund të quhet huazim, por një vjedhje me plot kuptimin e fjalës. Këtë e bënë dy këngëtarë turq, të cilët e shndërruan këngën “Tallava” nga gjuha shqipe, në një hit turk.

Kanka dhe Malik quhen dy këngëtarë që kanë shfrytëzuar gjithë idenë kreative të Florit për të realizuar një këngë në gjuhën turke, por që titullohet “Le Leyli”.

Kënga “Tallava” e Florit u shndërrua në sensacion në mbarë ballkanin me miliona klikime në Youtube dhe me inspirime të shumta të këngëtarëve tjerë ballkanas.

Duke komentuar çështjen e kopjimit të këngës nga turqit, menaxheri i Florit, Andy Gramm, ka deklaruar se ai nuk di asgjë.

“Ne nuk jemi në dijeni për këtë, por pasi t’i marrim informacionet e nevojshme do të ndërmarrim edhe masa ligjore”, ka deklaruar Andy për emisionin Prive

Video: Rënia e Selenës nga skena

Selena Gomez gjatë performancës së saj energjike duke kërcyer ka rënë nga skena dhe shumë shpejt si një profesioniste është ngritur dhe ka vazhduar me performancën. Shikoni momentin pak të sikletshëm i Selenës Shikoni momentin pak të sikletshëm i Selenës

12-vjeçari vret aksidentalisht mikun e nënës (Video)

Një 12-vjeçar qëlloi aksidentalisht për vdekje mikun e nënës së tij gjatë një seance qitjeje në një poligon në Volokomlamsk në Rusi. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e sigurisë. 12-vjeçari i udhëzuar nga instruktorja, ulet në ndenjëse dhe menjëherë merr pushkën në krah, ndërkohë që e ëma e tij dhe miku i saj po ecnin nëpër pistë për të kontrolluar shënjestrën. Në këtë moment, 12-vjeçari duke pandehur se arma nuk ishte e mbushur, e shkrep atë. Plumbi i dalë qëlloi fatal për të riun që e zuri në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme. Autoritetet vendase nisën menjëherë hetimet dhe akuzat rëndojnë ndaj instruktores për neglizhencë. Si rregull ajo duhet të kishte kontrolluar që arma të mos ishte e mbushur dhe pastaj t’ia lintë atë në dorë 12-vjeçarit.

Brazil, policia vret hajdutin (VIDEO-LAJM)

Një tentativë për të grabitur një motor i ka kushtuar jetën një të riu në San Paulo në Brazil. Në një video të publikuar nga disa nga mediat botërore tregon momentin kur një motoçiklist, i cili kishte një kamera të vendosur në helmetë, grabitet nga dy persona me një motor. Nën kërcënimin e armës, ata i marrin motoçikletën, por nuk zgjat shumë pasi një polic qëllon mbi hajdutin duke e plagosur atë por për fat të keq ai ka ndërruar jetë disa momente me vonë.

Edhe pulat do të votonin për Korab Sejdiun (VIDEO)

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, kanë filluar fushatën duke shkuar derë më derë, për të kërkuar votat e qytetarëve. Në një rast kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, ka marrë një premtim të veçantë për votë. Atij i ka thënë një qytetarë, se nëse ai e ka me gjithë mend se do të punojë për të mirën e Prishtinës, mund të llogarisë jo vetëm në votat e familjarëve të tij, por edhe në ato të pulave. (reporteri.net)

E mjera gjuhë angleze çka po i bën Isa Mustafa (Video)

Mesuesja pozoi për Playboy, nxënësit zbulojnë fotot nudo dhe videot !

Profesoresha e spanjishtes në shkollën e mesme “Townview Magnet High School” në Dallas është zënë mat para prindërve të nxënësve, pasi u zbulua se kishte pozuar nudo për revistën ‘Playboy’. Profesoresha atraktive Cristy Nicole Deweese pozoi në Playboy para gati tre vitesh, kur ishte vetëm 18 vjeç, por kjo nuk është harruar. Fotografitë e saj seksi qarkullojnë ende në internet dhe u gjetën lehtësisht dhe nga nxënësit. Në galeritë e saj gjendet edhe set me foto, ku ajo jep intervistë, e ku si hobi përmend “gjuetinë, qitjet me armë” etj. Ajo madje thekson se vitin e kaluar ka vrarë një dre, ndërsa shton se po bën master për gjuhën spanjolle që të punësohet si profesoreshë. Deweese në shkurt të vitit, 2011 kishte pozuar si “Studentja e muajit”.

Autobusi bie në humnerë, të gjithë pasagjerët të vdekur (VIDEO)

Një autobus me 51 persona, përfshi disa fëmijë, doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë në Peru mëngjesin e së dielës. Një zyrtar informoi se pavarësisht mbërritjes së shpejtë të asistencës në vendngjarje, të gjithë pasagjerët kishin vdekur. Nuk dihen ende arsyet që shkaktuan daljen e autobusit nga rruga malore në të cilën po udhëtonte. Humnera në të cilën ra autobusi ishte 200 metra e thellë. Ndërkohë, Peruja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, duke shpallur zi kombëtare në mbarë vendin.

Shqiptari fton për xhihad në Siri (Video)

Një shqiptar nga Kosova që po lufton në Siri, përmes një video të postuar në Youtube, iu bënë thirrje shqiptarëve myslimanë që ti bashkohen luftës së shenjtë, Xhihadit, njofton Gazeta Express. “Ju nuk e dini vëllezër se çfarë krenarie është të jesh në tokën e shenjtë të Xhihadit’ thotë ai. “Mos rrini asnjë minutë në shtëpitë tuaja, por ejani këtu”. Video është postuar më 12 tetor. Emri i këtij luftëtari nuk bëhet i ditur. Ai është ndër dhjetëra shqiptarë tjerë nga Kosova e Maqedonia që po luftojnë përkrah rebelëve në luftë për ta rrëzuar Presidentin Bashar al Assad

Pamje shokuese:Gjatë festivalit në Tajllandë priten në mënyra bizare gjitha pjesët e trupit (FOTO)

Gjatë Festivalit tradicional vegjetarian në ishullin Phuket në Tajlandë, pjesëmarrësit në mënyra bizare lëndojnë dhe presin gjithë pjesët e trupit të tyre, duke realizuar ritualin e tyre për "pastrimin" dhe "largimin" e shpirtrave të këqij. Festivali çdoherë mbahet në muajin e nëntë sipas kalendarit kinez, i cili përfaqëson përgatitje për muajin e dhjetë, gjatë të cilit është e ndaluar ngrënia e mishit./albtime Fotografitë përmbajnë material shokues dhe nuk është e preferuar të shikohen nga persona me probleme shëndetësore.

Qentë mësojnë vogëlushin të hedhë hapat e para (VIDEO-FOTO)

Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin! Ky fëmijë që shihni në video përpiqet të bëjë hapat e parë këmbadorazi teksa ka zgjedhur si instruktorë dy miqtë e tij me katër putra. Dy qentë haski janë shtrirë në dysheme dhe në momentin që fëmija ngec, ata ecin krah tij, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i nënës së vogëlushit. Video është realizuar në Kinë dhe pasi është hedhur në YouTube ai ka kapur rekord klikimesh. /albeu.com/

Rinës nuk po ju lejohet hyrja as në objektet shkollore për shkak të shamisë që ajo mban në kokë tashmë një muaj.

Rinës nuk po ju lejohet hyrja as në objektet shkollore për shkak të shamisë që ajo mban në kokë tashmë një muaj. Për tri vjet rrjesht, Rina Dervisholli ndoqi mësimet në shkollën e mesme “ Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Por nga shtatori, Rinës nuk iu lejohet hyrja as në objektet shkollore. Kjo për shkak të shamisë që ajo mban në kokë tashmë një muaj. Rina thotë se ndihet e vetme, pasi në përkrahje të saj nuk ka dalë askush përveç familjes së saj dhe një Organizate jo Qeveritare që merret me të drejtat e femrave. Babai i Rinës tregon se vajza e saj po e përjeton shumë rëndë largimin nga shkolla. Ai thotë se Rina kalon tërë kohën duke qajtur, pasi është ndarë nga shkolla. Por Rina nuk po heq dorë. Ajo shkon çdo ditë para shkollës, duke insistuar në të drejtën e saj për shkollim. Rina ka hartuar edhe një ankesë ku kërkon kthimin e saj në shkollë. Ankesa thotë se ndaj Rinës është bërë shkelje e Kushtetutës ku flet për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën në shkollim, shkelje të ligjeve të arsimit, ku arsimi i mesëm është i obliguar, dhe shkelje të së drejtës Ndërkombëtare, duke qenë se në rastin e Rinës është bërë diskriminim në baza fetare. Ankesa përmend edhe vendimin arbitrar që është bërë në rastin e Rinës, dhe mosdhënia e së drejtës për ankesë. Drejtori i shkollës nuk deshi të flasë, por tha se ai vetëm po e zbaton urdhrin e Ministrisë së Arsimit, i cili nuk lejon bartjen e shamisë në shkolla. Me sa duket Ministria e Arsimit dhe drejtoritë e shkollave po zbatojnë standarde të shumëfishta, ngase shumë nxënës do të duhej të suspendoheshin nga shkolla për shkak se ata thyejnë ligje themelore siç është pirja e duhanit në shkollë. Por me sa duket shamia e vajzave në Kosovë u vret syrin më shumë se dukuritë negative, përfshirë skandalin e fundit të rrahjes së nxënëseve brenda ambienteve shkollore. /mesazhi/

Hoxhë Shefqeti, mallkon Shaip Mujën për ndalimin e ndërtimit të xhamisë (VIDEO)

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Mujën, për ndalimin e ndërtimit të Xhamisë në Lagjen Kalabria. Në fakt, më shumë sesa akuza, ato që thotë hoxha janë mallkime. Në një video të shpërndarë dje në Youtube, hoxha i famshëm për interpretime rigjide të islamit, akuzon edhe komandantët tjerë se janë shndërruar në kundërshtarë të islamit. “Shaipi është djali i Hajredinit, e Hajredini ka qenë shok me babanë tim. Kanë punuar bashkë në minierë. Mendova një ditë të shkoj te Hajredini e t’i them se ndali djemtë, por më thanë se “djemtë i kanë dalë dore. Më erdh keq për këtë, thash mos ta mërzis plakun e nuk shkova hiç”, thotë Krasniqi. Reagimi i hoxhës Shefqet Krasniqi vjen pasi që në lagjen Kalabria janë hapur themelet e xhamisë pranë një ndërtesë kolektive që po ndërtohet nga vëllezërit Muja. Disa banorë të lagjes aty kanë bërë një peticion kundër ndërtimin të xhamisë, të shtyrë nga Mujajt. Por në video, Shefqet Krasniqi akuzon edhe Ismet Beqirin, ish-Kryetarin e Prishtinës që ndaloi ndërtimin e xhamisë në lagjen Bregu i Diellit vite më parë. Njëkohësisht, hoxha flet edhe për Katedralen e Prishtinë, që si gjithmonë, shfaqet kundërshtues ndaj ndërtimit të saj.

Video që do t’ju lërë pa fjalë (VIDEO)

Një video 6 minutëshe mahnitëse e shkëputur nga dokumentari Samsara e regjisorit Ron Fricke. Në këtë dokumentar investigohet historia, procesi dhe hapat e punës në botën e industrializuar. Dokumentari është vetëm vizual dhe i pashoqëruar me sqarime. Shikoni dokumentarin fantastik. /albeu.com/

Brutaliteti policor në SHBA (VIDEO)

Një grua nga Chicago, vendosi të bëjë padi kundër policisë, për lëndimet serioze të pësuara gjatë mbylljes së saj në një stacioni policor në Skokie, në Illinois. 47-vjeçarja Cassandra Feurstein është ndaluar për ngasje në gjendje të dehur, për çka është dërguar në paraburgim. Momenti i diskutueshëm ndodhi më 10 mars të këtij viti, raporton ABC News. Pas mbërritjes në stacion, një police e ka bastisur para mbylljes në çeli. Policia pretendon se Cassandra i rezistoi arrestimit. Në video shihet se si roja Michael Hart e shtyu me forcë brenda në çeli, me ç’rast Cassandra bie me fytyrë në qoshe të shtratit të betontë. Menjëherë pas kësaj, policët hynë brenda për t’i dhënë ndihmën e parë, meqë asaj nisi t’i rridhte gjaku. Cassandra ka pësuar lëndime të rënda për çka është dashur të bëjë një rikonstruksion të fytyrës për të zëvendësuar eshtrat u copëtuar, transmeton telegrafi. Avokati i saj nuk ka përcaktuar se për çfarë shumi policia do të paditet.

Tre vajza kosovare sherr për flokësh në një shkollë në Gjermani

Pas publikimit të videos shokuese të rrahjes së një nxënëseje nga shoqja e saj në Mitrovicë, tani është publikuar edhe një video tjetër shqetësuese. Kësaj radhe dhuna është përdorur në një nga shkollat e Gjermanisë, ku protagonistë janë tri femra nga Kosova. Shumica e bisedës bëhet në gjuhen gjermane, por kur tensionet ngritën ato fillojnë të flasin shqip./albeu.com/

Kafeneja Jone : (Promo) episodi 328

Tifozët e harrojnë lojën duke e shikuar referen - Video

Ky është nokauti më i "çmendur" i gjitha kohërave (VIDEO)

Në internet është publikuar një video ku shihet një ndër nokautët më "çmendur" i parë ndonjëherë nëpër ndeshjet luftarake. Nokauti ishte normal, mirëpo pyetja është se çfarë po mundohej të dëshmonte djaloshi i cili u shtri për toke? Shikoni videon dhe shihni reagimin e djaloshit, i cili as vetë nuk e dinte se çfarë dëshironte!/albtime Në internet është publikuar një video ku shihet një ndër nokautët më "çmendur" i parë ndonjëherë nëpër ndeshjet luftarake. Nokauti ishte normal, mirëpo pyetja është se çfarë po mundohej të dëshmonte djaloshi i cili u shtri për toke? Shikoni videon dhe shihni reagimin e djaloshit, i cili as vetë nuk e dinte se çfarë dëshironte!/albtime

Doli i zhveshur nga aeroplani dhe deshi të rrihej me pilotin (Video)

Një pasagjer i ka befasuar të pranishmit në aeroportin e Mançesterit, kur ka dalë nga aeroplani me shumë pak rroba, ndërsa edhe ato i ka larguar në pistë. Mashkulli 52-vjeçar ka dalë para aeroplanit dhe e ka ftuar pilotin që të rrihet me të, ndërsa këtë e ka bërë në prani të policëve, të cilët nuk kanë reaguar menjëherë. Drama kishte filluar që në aeroplan, kur pasagjeri ishte dehur dhe i kishte provokuar udhëtarët tjerë. Piloti është detyruar që ta ulë aeroplanin për ta qetësuar pasagjerin. Më pas, ai është arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. /Telegrafi/

Kafeneja Jon - Kap Heke

Kafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap HekeKafeneja Jon - Kap Heke

I vendos dry të dashurës që të mos e tradhtojë (VIDEO)

Një burrë në Meksikë e ka detyruar të dashurën e tij të vendos dry në xhinset e saj, në mënyrë që ajo të qëndrojë besnike ndaj tij. Vajza 25-vjeçare, i cila kërkojë të mos identifikohet për publikun, shkoi tek autoritetet lokale të policisë, për t’u ankuar se ndjente dhimbje, shkaku se nuk ishte në gjendje të shkonte në banjo për orë të tëra. Ajo u tha atyre se, për vite me radhë, i dashuri i saj 40-vjeçar, ia mbyllte me dy xhinset, ndërsa ajo nuk guxonte t’i prente ato, që të lirohej vetë. Autoritetet arrestuan të dashurin e saj, i cili pranoi se e kishte mbyllur gruan me dry, dhe ua dha çelësin policisë, raporton CNN. Policia u habitur kur e dashura nuk deshi të ngrejë padi ndaj personit që po i vendoste dy në xhinse. Ai u mor në paraburgim nën akuzën për kundërvajtje, dhe u lirua pas disa orësh. Por të nesërmen, ai nënshkroi një deklaratë ku premtoi se herë tjera nuk do ta përdorë më këtë formë të mbylljes me dry te e dashura e tij.

Nëna e varros foshnjën e sapolindur, policët e gjejnë të gjallë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një foshnjë e sapolindur është varrosur e gjallë nga nëna e saj. Mësohet se një grua ka telefonuar policinë sapo ka parë komshien e saj, duke e varrosur foshnjën e sapolindur në oborrin e shtëpisë. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka gjetur pas 8 orësh foshnjën e gjallë. Sipas dëshmisë së nënës së re, ajo kishte qenë në gjendje të dehur kur e kishte sjellë në jetë vajzën e saj. Nëna ka menduar se foshnja ka qenë e vdekur pasi kishte lindur para kohe, d.m.th në muajin shtatë. Pasi policia ka marrë nënën e vogëlushes në pyetje, ajo i ka treguar vendin ku e kishte varrosur. Menjëherë policët kanë nisur kërkimet, ku papritur dëgjuan të qarat e fëmijës. “Shpejt sillni ujë, është gjallë”, ka bërtitur një nga policët i tronditur. Ata e nxorën me kujdes vogëlushen që atje dhe pasi e pastruan me ujë dhe mbështollën me disa rroba për të mos u ftohur. Vajza e vogël sot është mirë dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo mban emrin Viktori (fitore). Kanë qenë policët ata që e kanë pagëzuar vogëlushen me këtë emër, pasi ajo doli gjallë nga një peripeci kaq e madhe.

Kafeneja Jone * EPISODI 327 *

Tifozët e Levskit, zhveshin tranjerin e tyre se ishte fans i klubit rival (VIDEO)

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në klubin e futbollit bullgar, Levski. Tifozët e klubit, e kanë zhveshur tërësisht tranjerin e tyre Ivajlo Petev. Tranjeri kishte ardhur në pres konferencë me fanelën e klubit Levski, e kjo i ka revoltuar tifozët e këitj klubi duke i bërtitur që ta zhveshë fanellën. Arsyeja e këtij skandali ishte se është bërë veç e njohur se ky tranjer ka qenë simpatizant i madh i klubit rival nga kryeqyteti bullgar CSKA Sofija. Ky akt i tifozëve bëri që pres konferenca të ndërprehet, por kjo nuk bëri që klubi të shkarkojë tranjerin. Ky hap u kundështua ashpër nga tifozët "ultras" të klubit bulgar./albtime

Një Lamborghini në ujë (VIDEO-FOTO)

Pronari i kompanisë Ferruccio Lamborghini porosti 45 vjet më parënjë varkë sportive Aquarama me 2-2 – 350GT dhe një motor V12. Tashmë ajo do të ketë mundësi të hidhet sërish në ujë, pas një periudhe 3-vjeçare restaurimi të plotë. /albeu.com/

Pasagjeri hero, ul avionin pasi piloti sëmuret (VIDEO)

Një ngjarje të cilën mund ta keni parë vetëm nëpër filma. Një pasagjer është kthyer në hero pasi arriti të ulë të tokë një avion në aeroportin e “Humberside” në veri të “Lincolnshire” pasi piloti u sëmur. Pasagjeri u detyrua të merrte drejtimin e avionit, dhe më pas, me ndihmën nga toka të dy instruktorëve, ai ka mundur të bëjë uljen e avionit pa asnjë dëmtim pasagjeri. Piloti ndërroi jetë disa minuta pasi është dërguar në spital. /albeu.com/

Garë e nxehtë në Mis BumBum’in brazilian (VIDEO)

Në Mis BumBum, i cili organizohet në Brazil, ku do të zgjidhen të pasmet më të mira, janë duke garuar 27 vajza. Të gjitha kandidatet pretendojnë se “mbrapametrat” e tyre janë më të mirat, por përzgjedhësve u takon një punë e vështirë për të përzgjedhur se cilës do të duhet t’i takojë vendi i parë. (reporteri.net)

Rrahu dy homoseksualë, arrestohet shqiptari në SHBA (Foto)

Një qytetar me origjinë shqiptare dhe një amerikan janë arrestuar nga policia në shtetin e Nju Jorkut në SHBA, pasi kanë rrahur dy homoseksualë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stacionin Nr. 33 të metrosë në afërsi të Manhatanit. Personat që kanë ushtruar dhunë ndaj çiftit homoseksual janë identifikuar si Asllan Berisha, 21 vjeç me origjinë nga shqiptare dhe Brian Ramirez, 21 vjeç.

 Fillimisht dy homoseksualët janë ndaluar që të hyjnë në një klub. Teksa largoheshin u janë afruar Berisha dhe Ramirez, të cilët fillimisht i kanë fyer dhe më pas i kanë goditur me grushte. Sipas policisë, sulmi ndaj dy homoseksualëve nuk ka përfunduar në rrugë. Më pas, Berisha dhe Ramirez i kanë ndjekur me vrap dhe në afërsi të Stacionit Nr. 33 kanë ushtuar dhe dhunë më të ashpër ndaj tyre. Policia ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e Berishës dhe Ramirezit.

Ndërsa raportohet se ka pasur dhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në sulm, por që kanë arritur të largohen. Policia ka publikuar foto e viktimave, të cilët kanë marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Një prej viktimave i është nënshtruar në operacioni në sy, si pasojë e plagëve të marra. Ndaj Berishës dhe Ramires ka nisur hetimi për “krimin e urrejtjes” dhe për “ushtrim dhune”. Gjithashtu, dy të dyshuarit po hetohen dhe një ngjarje të ngjashme të ndodhur tre ditë më parë në Nju Jork.


Del nga vetura dhe gjuan ne drejtim policis [Video]

MAFIAT Shitë i vjedhin dhe i shesin organet e trupit të sirianëve /Video/

Inna Lillahi ue Inna Ilejhi Raxhi’uun. Orient News raportoi se regjimi shi’itë i Sirisë bashkëpunojnë me regjimin persianë të Iranit, në drejtimin e një biznesi të paligjshëm të tregtimit të organeve të trupit të njeriut që nga shpërthimi i luftës në Siri. Viktimat janë muxhahidët dhe civilët suni të cilët jetojnë në zonën nën kontrollin e regjimit. Zakonisht viktimat së pari do të torturohen në mënyrë që ata mos të jenë në gjendje për të rezistuar kur organet e tyre të brendshme të jenë hequr. Pas përfundimit, viktimat do të vriten, dhe hapja do të qepet. Shpesh familjet do të marrin trupat e familjarëve të tyre me shenja e të qepurit në pjesë të caktuara të trupit, sidomos barkë apo lukth.

Këto organe do të shiten në Iran, Rusi dhe Indi. Nëse mjekët nga Siria nuk janë të mjaftueshëm, regjimi do të sjellë mjekë specialist nga Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Aksident i frikshëm në “Indycar” (VIDEO)

Një aksident spektakolar në xhiron e fundit të garave “Indycar” në qytetin e Hjuston, ka sjellë plagosjen e rëndë të pilotit veteran, Dario Frankiti dhe plagosjen e të paktën 13 tifozëve. 3 herë fituesi i garës së Indianapolis vuajti disa fraktura në brinjë si dhe një kavilje të thyer në aksidentin që tmerroi spektatorët në etapën amerikane të radhës. /albeu.com/

Skandaloze: Gazetari i thote mbuloje gjoksin (Video)

Maqedoni, varfëria detyron njerëzit të shesin organet

Një veshkë në Maqedoni shitet për 80 mijë euro. Oferta të tilla mund të gjenden në shpalljet më të popullarizuara të faqeve të internetit në vend. Ata që shesin kërkojnë të mbeten anonimë. Sipas asaj që thuhet në shpallje, personat që ofrojnë të shesin organet e trupit e bëjnë këtë nga vështirësitë e mëdha financiare që kanë. Përgjigjet i presin përmes emailit, pasi në numrat e paraqitur ata nuk përgjigjen ose numrat e celularit nuk ekzistojnë! Trafiku i organeve në Maqedoni është vepër penale. Nëse policia gjen disa prej atyre që tentojnë të shesin organe, mund të dënohen me burg. Një javë më parë, policia serbe arriti të dokumentojë rastin kur dy persona kanë shitur veshkën e tyre që të shlyenin kreditë e marrë në banka. /albeu.com/

Video tmerruese: Digjen për së gjalli pesë persona pasi akuzoheshin se merreshin me magji!!(VIDEO)

Banorët e fshatit Kisi Niamataro në Keni, në emër të Zotit, kanë djegur të gjallë disa kushërirë të tyre, pasi që ata akuzoheshin se merreshin me magji. Kjo video tregon djegien për së gjalli të pesë personave, të cilët u akuzuan nga bashkësia e besimtarëve dhe priftërinjve se këta persona po kryenin rite magjistare. Këta persona para se të digjeshin, i rrahën dhe i torturuan. Në këtë veprim të prapambetur, morën pjesë i tërë fshati si dhe priftërinjtë e fshatit

Zhvishet Bleona (Foto)

Bleona Qereti ka vendosur të vijë me befasinë e radhës – ajo i ka hequr rrobat për të pozuar tërësisht e zhveshur për revistën Albaniac. Këngëtarja, e cila po përpiqet të bëjë karrierë ndërkombëtare, vjen ashtu si nuk e keni parë asnjëherë më parë. Ajo i ka mbuluar me duar pjesët më intime të trupit të saj për të zbukuruar ballinën e revistës, e cila e ka shpallur si një nga yjet shqiptare më seksi të vitit 2013. /Telegrafi/

Degjenerimi i adoleshenteve (Video)

Mesazhi ma i mir per prindt qysh sduhen mi rrit fmija . Valla po mdoket qe jimi tu u civilizu ma shum se kta tcivilizumit Tek e fundit ska qysh mu kon ndryshe kur qifti i Tunes del e knon per organe gjenitale e njerzt pagujn pare per me motivu ato me vazhdu ma shum me prish rinin Qesaj pi thojn civilizim edhe liri Marre! Nëpër rrjetet sociale me të madhe po shpërndahet një video ku shihet se si një vajzë është duke e rrahur bashkëmoshataren e saj. Sipas dikutimit që mund të dëgjohet në video shkaqet për rrahjen janë banale, kurse inxhizimi dhe vendi janë të përgaditur mirë nga sulmuesja. Sipas burimeve të portalit Albtime, ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë në shkollën fillore "Musa Hoti". Shikone videon në vazhdim./

KOLUMBIANIA QË TA NDAL FRYMËN (Foto)

Kolumbiania Liz Solari edhe më parë ka pozuar për revista të ndryshme, e është shfaqur edhe në TV, në edicionet argëtuese. Por kësaj here ajo është angazhuar në reklamimin e të brendshmeve, foto të cilat e lënë pa frymë secilin mashkull.

Sulmohet ambasadorja gjermane në Jemen (Video)

Një sulm ndaj ambasadores gjermane në Jemen, Carola Mueller-Holtkemper, që më parë shërbeu në Tiranë, i mori jetën truprojës së saj në kryeqytetin e Jemenit, Hada. Mësohet se sulmi ndodhi jashtë një supermarketi, ku ajo dhe disa pjesëtarë të trupit diplomatik po qëndronin. Mësohet se Carola Mueller-Holtkemper nuk është dëmtuar nga sulmi, por i vdekur ka mbetur truproja e saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas raportimeve të para, mësohet se disa persona të armatosur tentuan që të merrnin peng ish-ambasadoren, e cila tashmë shërben në Jemen si ambasadore e Gjermanisë. “Ambasadorja i shpëtoi sulmit, por truproja e saj u vra, teksa u bëri rezistencë agresorëve, të cilët u përpoqën ta rrëmbenin”, raportojnë burime nga vendngjarja për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Gjermania është një nga vendet e Perëndimit, që cili mbylli përkohësisht misionet diplomatike në Jemen në muajin gusht, pas paralajmërimeve të SHBA-ve se ekzistonte një rrezik i madh për sulme në Lindjen e Mesme. Deri më tani, asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Kjo është hera e parë që është tentuar një rrëmbim ambasadori. Deri tash, dy diplomatë, zëvendës-konsulli saudit dhe një diplomat iranian janë rrëmbyer nga al-Qaeda. Rrëmbimet në Jemen një dukuri e shpeshtë. /Telegrafi/

“Gëzuar përhajr”, vjen urimi nga Kaos (Video)

Anëtarët e grupit “Kaos” kanë sjellë videoklipin e këngës “Gëzuar përhajr”. Me muzikë të CekicBeatz dhe tekst të shkruar nga vet reperët e grupit, kënga ka një tematikë festive. Videoja shfaq protagonistët në një dasmë, ndërkohë që Vig Poppa dhe Lumi B janë të veshur ndryshe nga që jemi mësuar t’i shohim – me kostume klasike. /Telegrafi/

Shqiptari (Ilir Latifi) shkatrron Shkaun per 1 min SHIKONE Rrahjen (Video)

Shikojeni se si duket lindja e fëmijes në kushte shtëpiake (Video edukuese)

Çifti nga Novi Sadi ( Serbi ) Ivana dhe Daniel kanë vendosur që lindjen e fëmijës së tyre ta kryejnë në shtëpinë e tyre dhe të njëjtën ta filmojnë për ta ndarë me të gjithë. Video është bërë një hit në Serbi por edhe më gjërë dhe më së shumtë ka karakter edukues se si duhet të veprohet në raste të tilla nëse nuk ka mundësi të arrihet në spital. Për më tepër shikojeni videon