News-Shqip
Grabitet në rrugë, askush nuk ndërhyn ta ndihmojë (VIDEO)
Një grua grabitet dhe dhunohet nga një tjetër grua dhe asnjë nga njerëzit dëshmitarë, nuk ndërhyn që t'i vijë në ndihmë. Këto janë pamjet e sigurisë që kanë kapur momentin e vjedhjes. Viktima sulmohet nga një tjetër femër, e cila me dhunë e ka hedhur përtokë, e ka goditur me shqelma dhe më pas e ka grabitur. Vetëm kur keqbërësja u largua, njerëzit iu afruan gruas së tmerruar. /albeu.com/
Rekord në Angli, 30 penallti në një ndeshje (VIDEO)
90 minutat e kohës së rregullt si dhe 30 minutat e dy kohëve shtesë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesen e përballjes Brockenhurst-Andover Town e vlefshme për "Hampshire Cup" e zhvilluar në Angli më 9 tetor. Si gjithmonë në këto raste skuadrat u drejtohen goditjeve nga pika e bardhë për të përcaktuar formacionin që do të vijojë në fazën pasardhëse. Një seri e cmendur penalltish, që dukej se nuk do të kishte fund.
Pas 29 njëmbëdhjetmetërshave të saktë, radhës për të goditur i erdhi sërish 20-vjeçarit Claudio Hebert, i cili ishte njeriu i vetëm që gaboi nga pika e bardhë. Si përfundim, vendasit fituan me rezultatin 15-14.
Në fakt ky ishte një rekord i ri sa i përket numrit të 11 metërshave të ekzekutuar në një ndeshje futbolli në Angli, teksa rekordi i mëparshëm i regjistruar nga Federata Angleze është shënuar më 2011 në "Johnston Paint Trophy" në takimin Dagenham and Redbridge kundër Leyton Orient. /albeu.com/
Ja se si femrat i josh pasuria (VIDEO)
Vitali Zdorovetski edhe një herë ka arritur një kohë rekord duke tërhequr miliona shikues në kanalin e tij në YouTube, përmes një kamere të fshehur.
Këtë herë ai e bëri një skemë në të cilën ai përpiqet të tregojë nëse femrat me të vërtetë pranojnë të shkojnë me një mashkull duke u tërhequr nga pasuria e tij.
Eksperimenti i tij ishte mjaft e thjeshtë: ai e pyeti vajzën nëse ajo do që të shkojë për darkë me të, dhe kur ajo refuzoi, ai i tregoi veturën e tij superluksoze.
Vajza menjëherë ndryshoi mendjen dhe pranoi që të shkojë me Vitalin, por ai tha se nuk i pëlqejnë femrat aventuriere.
Droga e kthen vajzën në 'përbindësh' (VIDEO)
Është publikuar një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut, ku shihet një vajzë e droguar dhe reagon si një "zombi".
Video është publikuar nga faqja e internetit " LiveLeak " dhe ka shokuar shikuesit me veprimet e vajzës së droguar e cila merr sulme paniku në sjelljet e saja.
Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme.
Kohët e fundit mjekët në SHBA po i frikësohen së tepërmi një lloj droge të re, të quajtur krokodil, e cila shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit.
Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie.
Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi, ajo përgatitet në kushte shtëpie dhe është tri herë më e lirë se heroina. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinë apo naftë të përpunuar dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.
Bashkëvendasit e Pacollit festojnë Bajramin me të shtëna armësh (VIDEO)
Festa e Kurban Bajramit u ndje me të madhe na fshatin Marec.
Atje, u mblodhën qindra banorë, dhe në xhaminë që jo fort moti është inauguruar, e bënë faljen e mëngjesit në këtë ditë.
Por, as kësaj here festa nuk kaloi pa të shtëna armësh.
Video: Gol nga gjysma e fushës
Subscribe to:
Posts (Atom)