
Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos për Thaçët, irriton serbët
Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe djalin e tij Endriti, nuk ka mundur të kaloj pa u vërejtur nga mediat serbe.
“Nuk e di se çka bën: Ronaldo i nënshkruhet Thaçit!”, ka komentuar e përditshmja serbe “Kurir” në versionin online.
Madje mediave serbëve u dhemb aq shumë sa që pyesin në fund të shkrimit: “nuk është e qartë se në çfarë rrethana kjo na ndodhur”.
Ai në këtë rrjet social ka publikuar një foto ku shihet fotografia e Ronaldos dhe nënshkrimet e tij për Endrit Thaçin dhe babain e tij, Hashim Thaçi.
“Vet dora e tij”, ka shkruar Endriti në profilin e tij. Ai nuk ka sqaruar më tutje se ku edhe nga kush ka ardhur nënshkrimi pos fotografisë së publikuar.
