E pabesueshme: Vrapon me shpejtësi prej 40 km/h! (VIDEO)

Robert Gill, lojtari i skuadrës Arizona Cardinals, ka arritur që në lentën për vrapim të vrapojë me një shpejtësi marramendëse, prej 40 kilometra në orë!. Gill, asnjëherë deri tani nuk ka luajtur në kolegj, ndërsa kjo do të jetë prova e parë në futbollin amerikan Ky lojtar vetëm para disa ditëve kishte një lëndim në ligamentet, ndërsa me këtë vrapim tregoi se ai shumë shpejtë ka arritur ta rikthejë formën e tij. Ai është shumë afër rekordit të Usain Boltit i cili vrapon me një shpejtësi prej 43 kilometra në orë. Shikoni vrapimin e pabesueshëm të këtij djaloshi./albtime