Fëmija politikan (Video)

Ky 12-vjeçar egjiptian, do ta bënte gjithë Amerikën me turp, shkruan Huffington Post. Në një intervistë për El Wady, Ali Ahmedi mban një fjalim për Vëllazërinë Myslimane, me shpjegimet që e lënë secilin pa tekst. Duke prekur temat si pabarazia ekonomike në Egjiptit, mungesa e të drejtave për gratë, dhe ndikimi i tepruar i fesë në politikë, Ahmeti prek edhe censurën e qeverisë egjiptiane. Videoja është xhiruar në tetor të vitit të kaluar por, siç shkruan HP, edhe sot është aktuale, sidomos pasi është përmbysur nga posti presidenti Mohammed Morsi. Derisa disa komentues në Reddit kanë pyetur nëse intervista është përkthyer gabimisht ose mund të ketë qenë një inskenim, komentuesit arabë thonë se përkthimi është i saktë dhe se pasioni i djaloshit është dëshmi se fjalët e tij nuk i ka lexuar dhe se askush nuk ia ka shkruar. /Telegrafi/