Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, i kënaqi tifozët e pranishëm në Allianz Arena në ndeshjen kundër Barcelonës, duke performuar njërin nga driblimet e famshme të Ronaldinhos. >> Më shumë video...
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, i kënaqi tifozët e pranishëm në Allianz Arena në ndeshjen kundër Barcelonës, duke performuar njërin nga driblimet e famshme të Ronaldinhos.
Bayern Munichu e fitoi ndeshjen kundër Barcelonës me rezultat përfundimtar 2-0, teksa Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, megjithatë arriti të shfaqë pak nga magjia e tij.
Gjersa ishte duke e mbajtur topin afër vijës anësore, kosovari e dribloi bukur kundërshtarin e tij me lëvizjen e quajtur ‘flip flap’ të cilën shpeshherë e performonte ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho. Ndiqeni:
Dubai: për çdo kilogram dobësim, një gram ari!
Dubai, 19 korrik - Dubai ka aktivizuar një nismë interesante me të cilën dëshiron të mbështesë ushqimin e shëndoshë. Qeveria e këtij vendi, e brengosur me numrin gjithnjë e më të madh të personave obezë (me kilogramë të tepërt) ka vendosur që të stimulojë humbjen e kilogramëve të peshës trupore dhe këtë asisoj që për çdo kilogram më pak brenda një muaji, ata do të shpërblehen me 1 gram ari!
Siç dihet, momentalisht një gram ari kushton rreth 45 dollarë amerikanë, ndërsa humbja minimale e peshës trupore duhet të jetë të paktën 2 kilogramë.
Mediat lokale transmetojnë deklaratën e Husein Lutah, nga Ministria e Shëndetësisë, se nuk ekziston limit (kufizim) në humbjen e kilogramëve.
“E vetmja gjë që nevojitet është që qytetarët të paraqiten për t’iu matur pesha”, tha ai.
Edhe në vendet e tjera të Gjirit Arab autoritetet kanë shfaqur brengosje për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të ushqimit të shpejtë dhe mungesës së ushtrimeve fizike.
Ai është femër, ajo është mashkull
Ai është femër, ajo është mashkull
Londër, 22 korrik - Arin Andrews dhe Katie Hill duken një çift shumë normal të rinjsh dhe është shumë e vështirë të besohet se vetëm dy vite më parë ai ishte një vajzë me emrin Emerald dhe ajo një djalë me emrin Luke.
17-vjeçari Arin dhe 19-vjeçarja Katie i janë nënshtruar operacioneve për të ndryshuar gjini dhe me këtë rast kanë ndryshuar edhe emrin, transmeton TCh njoftimin.
Arin shprehet për ‘The Sun’: “E kam urryer gjithmonë gjoksin tim. Gjithmonë kam menduar se nuk duhet ta kisha. Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe mund të bëj gjëra meshkujsh pa më parë njerëzit shtrembër.”
Arin dhe Katie (të dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës) janë njohur para dy vitesh në një terapi grupi për adoleshentët transeksualë dhe tashmë janë të lidhur si një çift normal.
17-vjeçari Arin dhe 19-vjeçarja Katie i janë nënshtruar operacioneve për të ndryshuar gjini dhe me këtë rast kanë ndryshuar edhe emrin, transmeton TCh njoftimin.
Arin shprehet për ‘The Sun’: “E kam urryer gjithmonë gjoksin tim. Gjithmonë kam menduar se nuk duhet ta kisha. Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe mund të bëj gjëra meshkujsh pa më parë njerëzit shtrembër.”
Arin dhe Katie (të dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës) janë njohur para dy vitesh në një terapi grupi për adoleshentët transeksualë dhe tashmë janë të lidhur si një çift normal.
Misterioze: E gjetën pas 52 vitesh
Gruaja e cila u konsiderua e vdekur, pasi ishte zhdukur për më shumë se gjysmë shekulli në perëndim të Kanadasë, u gjet në veri të vendit.
Lucy Johnson (77) herën e fundit është parë në shtator të vitit 1961, në periferi të Vankuverit. Policia për këtë zhdukje ka dyshuar tek burri i saj, i cili rastin e kishte raportuar në polici katër vjet më vonë.
Policia kishte kontrolluar kopshtin e familjes, por nuk kishte gjetur ndonjë gjurmë, kështu që rasti u harrua, ndërsa bashkëshorti Marvin vdiq në fund të viteve 1990.
Policia në qershor të këtij viti shqyrtoi rastet e vjetra të personave të zhdukur, atëherë kur vajza e Lucyt vendosi ta botojë një shpallje në një ditore, në kujtim të nënës së saj.
Shumë shpejt policia federale e Kanadasë ka marrë një telefonatë nga vajza tjetër e Lucyt, e cila shpjegoi se ajo jeton 2.000 kilometra në veri, në territorin Yukon.
Hetuesit momentalisht nuk din se çfarë ka ndodhur me të gjatë këtyre 52 viteve, por një gjë dihet se ajo ka çka për të folur me familjen e saj. /Telegrafi/
(VIDEO) Nuk e njeh askush, por është më i rëndësishëm se Obama
Nuk është njeri i showbizit, as i sportit as edhe i shkencës. Është njeri ndër më të thjeshtit e që me veprën e tij ka lënë gojëhapur shkencëtarët. Njihuni me Jakuba Savagado nga Burkina Faso, njeriu i cili ndaloi shkretëtirën. Jakuba me punën e tij ka bërë që shkretëtira të lulëzojë përsëri. Atë që shkencëtarët nuk e bënë dot me mendjet e tyre, Jakuba e bëri me shati në dorë. Ai gërmon në shkretëtirë dhe në gropat e hapura fut pleh të dhieve i përzier me pleh natyror i cili më pas shndërrohet në tokë pjellore. Këtë gjë ai e praktikon tashmë 10 vite dhe ka sukses të veçantë. BBC e ka cilësuar si njeriu që ndaloi shkretëtirën. Shihni videon për çfarë bëhet fjalë./albtime/
The Man Who Stopped the Desert by journeyman

The Man Who Stopped the Desert by journeyman
Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos për Thaçët, irriton serbët
Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe djalin e tij Endriti, nuk ka mundur të kaloj pa u vërejtur nga mediat serbe.
“Nuk e di se çka bën: Ronaldo i nënshkruhet Thaçit!”, ka komentuar e përditshmja serbe “Kurir” në versionin online.
Madje mediave serbëve u dhemb aq shumë sa që pyesin në fund të shkrimit: “nuk është e qartë se në çfarë rrethana kjo na ndodhur”.
Ai në këtë rrjet social ka publikuar një foto ku shihet fotografia e Ronaldos dhe nënshkrimet e tij për Endrit Thaçin dhe babain e tij, Hashim Thaçi.
“Vet dora e tij”, ka shkruar Endriti në profilin e tij. Ai nuk ka sqaruar më tutje se ku edhe nga kush ka ardhur nënshkrimi pos fotografisë së publikuar.

Ekskluzive: Unikkatili, përsëri në stadium
Është 15 korriku. Për shumë është një datë e rëndomtë, por për miliona shqiptarë është një datë shumë e rëndësishme. Rikthehen kujtimet e një prej ngjarjeve më të mëdha, koncertit të një prej legjendave të muzikës dhe kulturës shqiptare. Dhe, me kujtimet Telegrafi rikthen po ashtu edhe ndjesinë e këtij koncerti, i cili është konfirmuar se do të ketë shumë shpejtë edhe pjesën e tij të dytë.
Unikkatili sërish do të vijë. Jo për vizitë, por për koncertin e tij të dytë. Ashtu si koncertin e parë i cili ishte madhështor në të gjitha aspektet, edhe koncertin e dytë të Unikkatilit do ta organizojë kompania POWOW Entertainment.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, pronari i kompanisë POWOW Entertainment, Albin Gashi, ka zbuluar lajmin e madh, duke konfirmuar një rikthim të Unikkatilit për adhuruesit shqiptarë.
Ai pos tjerash ka folur edhe për prapaskenat dhe suksesin e jashtëzakonshëm të koncertit të organizuar saktësisht një vit më parë, teksa ka premtuar se POWOW do të kalojë nëpër një riformatim që do të ketë për rezultat festivale tjera të mëdha.
Pohimet e pronarit të POWOW Entertainment vijnë pikërisht një vit pas koncertit të vitit të kaluar, i cili do të mbahet gjatë në mend nga fansat e Unikkatilit. Tani, shumë prej atyre që nuk kanë arritur të jenë pjesë e këtij koncerti, do ta kenë një mundësi të dytë.
Koncerti i 15 korrikut të vitit 2012 nga mbreti i repit shqiptar mblodhi jo më pak se 25 mijë fansa në stadiumin e qytetit të Prishtinës./Telegrafi/

Hoxha testohet nga tërmeti i rrejshëm gjatë një emisioni [Video]
Besimtarët musliman janë në një muaj të madh të adhurimit – muajin e bekuar të Ramazanit. Ky muaj i shenjtë është periudha
Nëna masakron djalin e saj, e kafshoi teksa i jepte gji
Një foshnje 8-muajshe i mbijetoi në mënyrë të pabesueshme 90 goditjeve me gërshërë, shumica në fytyrë, nga nëna e tij.
I mituri Xiao Bao u gjet në një pellg gjaku më parë gjatë javës nga xhaxhai i tij, në Xuzhoi, krahna e Jiangsusë.
Në gjendje shoku, xhaxhai shoqëroi me urgjencë foshnjen në spital, kur pati nevojë për një ndërhyrje urgjente dhe mbi 100 qepje në të gjithë trupin.Sipas mediave kineze, e alarmuar nga ngjarja makabër, policia nisi një hetim të menjëhershëm, e duke qenë se foshnja ishte gjetur i vetëm në shtëpi, në fillim u besua se kjo mund të kishte qenë vepër e ndonjë hajduti që mund të kishte hyrë në banesë dhe që mund të ishte alarmuar nga të qarat e fëmijës.
Megjithatë, në mënyrë të pabesushme, mbi gërshërët që ishin përdorur si armë krimi u gjetën gjurmët e gishtërinjve të nënës së fëmijës.
E vendosur në arrest, nëna rrëfeu në një komisariat policie se kishte masakruar të birin si ndëshkim, pasi ndërsa ishte duke e ushqyer me gji, ai e kishte kafshuar me dhëmbët e porsadalë.
Shpjegimi absurd ka bërë që të mblidhet një komision ekspertësh të psikiatrisë, ndërsa paradoksalisht, të afërmit tashmë shpresojnë që të vërtetohet se gruaja është e sëmurë mendësisht, pasi ndryshe askush nuk mund të kuptojë sjelljen mizore të saj ndaj të birit. /TCH/

Komuna dhe Qeveria bllokojnë Prishtinën (Foto&Video)

Rrahje e përgjakëshme në një pompë të benzinës (VIDEO)
Luftëtari MMA nga brazili Majkëll Falkao, me sjelljën e tijë të pacipë ka nxitë konfliktë me disa djelmosha të rinjë, kurse pasojat kanë mund të jenë katastrofale për shokët e tijë.
Në video shihet se si Falkao shkon te kasa dhe hyn në konfliktë me një vajzë e cila kishte qenë para tijë, dhe më pas e goditi.
Pastaj shokët e vajzës hyrën në pompën e benzinës dhe filluan rrahjen bruatale ku morrën pjesë edhe shoku i ngushtë i Falkao-së dhe sparing-partneri i tijë Kau Meno.
Falkao dhe Meno u rrahën brutalishtë me shkopinjë bejzbolli, Falako u dërgua në spital dhe më pasë e lëshuan në nshtëpi, kurse shoku i tij Meno është në gjendje kritike dhe gjendet nën kujdesin intenzivë.
Tifozët serb sulmojnë futbollistët e Prishtinës në Zvicër
Mbrëmë pas orës 23, në qendër të Bernit, 50 metra larg stacionit të
trenit, janë sulmuar tre futbollistë të Prishtinës, të cilët bashkë me
klubin po qëndrojnë në Zvicër për fazën e parë përgatitore. Sulmin e ka
konfirmuar për ORAinfo lideri i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”, Albert
Kastrati – Tigri. Ai ka thënë se futbollistët e sulmuar, të cilëve nuk
ka dashur t’ua përmend emrin tash për tash, mbanin veshur fanella me
logo të klubit. Derisa me këtë rast ka pësuar edhe gazetari i klubit,
Avni Durmishi, i cili edhe është shtruar në spital.
Shikoni se si i ushqejnë me dhunë të burgosurit në Guatanamo, nuk u lejohet të agjërojnë (VIDEO)

Me fillimin e muajit të Ramazanit, më shumë se 100 ushtarë janë duke mbajtur grevë urie, në burgun famëkeq të Guatanamos. Mirëpo më shumë se 40 prej tyre janë ushqyer me dhunë. Një dokument i cili është duke qarkulluar nëpër mediumet botërore tregon në lidhje me instruksionet e ushtrisë për të "ushqyer" të burgosurit të cilët mbajnë grevë urie duke përdorur dhunën. Në videon e mëposhtme të realizuar nga Organizata për të drejtat e njeriu "Reprive", në bashkëpunim me regjisorin i cili fitoi çmimin "Bafta", Asif Kapadia, si dhe aktorin dhe raperin Yasin Bey aka Mos Def, tregohet për përjetimet dhe torturat e të burgosurve para kamerave. Qëllimi kryesor i tyre është të tregohet se si po shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve me anë të këtyre akteve të torturës, me anë të cilëve të burgosurve iu pamundësohet të përmbushin detyrimet e tyre si mysliman./albtime
Kur Athina fliste shqip para 138 vjetësh, kërkohej bashkimi i trojeve shqiptare (Foto)
Dikur në Greqi flitej më shumë gjuha shqipe. Kështu pretendohet së paku nga shumë historianë...
Në Greqi dikur botohej gazeta 'Zëri i Shqipërisë''! Ky numër i kësaj gazete (i postuar më poshtë si foto), është botuar 138 vjet më parë (foto) dhe mban datën: 3 nëntor 1879...
Është padyshim një dëshmi shumë e fuqishme e pretendimeve se dikur Athina - dhe jo vetëm ajo - flisnin shqip ashtu, siç “dihet” dhe mohohet fuqishëm nga grekët, shkruan alb-observer.com!
Në nëntitullin e saj, kjo gazetë shkruan: “Gazeta e të drejtave të shqiptarëve”.
Fakti më i rëndësishëm për këtë dëshmi të pathyeshme historike ishte redaktori i saj, A. I. Kuluriotis, si një nga figurat më të shquara në shtetin fqinj dhe padyshim pjesëtar i njërit prej fiseve më të lavdishme të arvanitëve që kontribuuan për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit otoman. /Telegrafi/
Kinezët lajnë edhe rërën, ja pamjet (FOTO GALERI)


Fëmija politikan (Video)
Ky 12-vjeçar egjiptian, do ta bënte gjithë Amerikën me turp, shkruan Huffington Post.
Në një intervistë për El Wady, Ali Ahmedi mban një fjalim për Vëllazërinë Myslimane, me shpjegimet që e lënë secilin pa tekst.
Duke prekur temat si pabarazia ekonomike në Egjiptit, mungesa e të drejtave për gratë, dhe ndikimi i tepruar i fesë në politikë, Ahmeti prek edhe censurën e qeverisë egjiptiane. Videoja është xhiruar në tetor të vitit të kaluar por, siç shkruan HP, edhe sot është aktuale, sidomos pasi është përmbysur nga posti presidenti Mohammed Morsi.
Derisa disa komentues në Reddit kanë pyetur nëse intervista është përkthyer gabimisht ose mund të ketë qenë një inskenim, komentuesit arabë thonë se përkthimi është i saktë dhe se pasioni i djaloshit është dëshmi se fjalët e tij nuk i ka lexuar dhe se askush nuk ia ka shkruar. /Telegrafi/
Dhjetëra të vrarë në Egjipt gjatë faljes (Foto/Video)
Ashpërsia e Ushtrisë së Egjiptit ndaj protestuesve shihet edhe në një video të postuar nëpër rrjetet sociale.
Sipas njoftimeve, ngjarja ka ndodhur në qytetin Sina teksa mbështetësit e Presidentit Muhamed Mursi, po falnin namazin, transmeton Shenja.
Raportohet për disa të vrarë dhe shumë të plagosur.


Femra që 'çmend' Policinë e Kosovës

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja turke që do ta ndryshoj botën

EKSKLUZIVE: Adem Jashari në foto me Sali Berishën
Është publikuar një foto në të cilën heroi gjith kombëtarë Adem Jashari është fotografuar së bashku me Kryeministrin Sali Berisha. Foton e ka bërë publike shoqata humanitare "Sali Çekaj" e cila vepron në Zvicër dhe Gjermani. Fotografia është e bërë në në nëntorë të vitit 1992./albtime/

E pabesueshme: Vrapon me shpejtësi prej 40 km/h! (VIDEO)
Robert Gill, lojtari i skuadrës Arizona Cardinals, ka arritur që në lentën për vrapim të vrapojë me një shpejtësi marramendëse, prej 40 kilometra në orë!. Gill, asnjëherë deri tani nuk ka luajtur në kolegj, ndërsa kjo do të jetë prova e parë në futbollin amerikan
Ky lojtar vetëm para disa ditëve kishte një lëndim në ligamentet, ndërsa me këtë vrapim tregoi se ai shumë shpejtë ka arritur ta rikthejë formën e tij.
Ai është shumë afër rekordit të Usain Boltit i cili vrapon me një shpejtësi prej 43 kilometra në orë.
Shikoni vrapimin e pabesueshëm të këtij djaloshi./albtime
Shqiptarët në Siri: Luftojmë për fenë dhe për kombin

Genta Ismajli momente intime me Lorik Canën (Foto)
Së fundmi është shpërndar një fotografi e këngëtares Genta Ismajli e cila shihet në momente mjaft intime me futbollistin shqipëtar Lorik Cana,transmeton .
Duken aq të afërt sikur pran tyre nuk gjendet askush tjetër dhe vëmendjen e kanë vetëm tek njëri tjetri. Sipas fotografisë Genta nuk duket në humor të mirë por nuk mundë të themi të njejtën gjë edhe për Lorikun. /indeksonline

Një prift katolik është ekzekutuar në Siri, duke ia prerë kokën.18+ [Video]
jë prift katolik është ekzekutuar në Siri, duke ia prerë kokën.
Vdekjen e at Francois Murad e ka konfirmuar edhe Vatikani, ndërkohë që ai është vrarë nga luftëtarët xhihadistë.
Vrasja e tmerrshme ka ngritur sërish pikëpyetje mbi shqetësimet e Perëndimit nëse duhet të armatosen rebelët që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar Assad.
Rebelët xhihadistë i përkasin një grupimi që bashkëpunon me Al Kaedën.
Ata e akuzojnë priftin se bashkëpunonte me regjimin e
Makina del jashte piste, 17 te plagosur ne Poloni (VIDEO-FOTO)
Të paktën 17 persona, mes tyre dy fëmijëm mbetën të plagosur pasi një makinë garash në qytetin Poznan në Poloni, goditi një grup njerëzish. 4 persona thuhet se janë në gjendje kritike, si pasojë e aksidentit që ndodhi pak sekonda pasi nisi gara.
Në pamje mund të shihen qartë njerëz që qëndrojnë të shtrirë pa ndjenja, në një kohë që të tjerë përpiqen t'u vijnë në ndihmë. Shoferi i makinës po merret në pyetje nga policia e cila ka nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ndodhi. /albeu.com/
Subscribe to:
Posts (Atom)