EKSKLUZIVE: Adem Jashari në foto me Sali Berishën

Është publikuar një foto në të cilën heroi gjith kombëtarë Adem Jashari është fotografuar së bashku me Kryeministrin Sali Berisha. Foton e ka bërë publike shoqata humanitare "Sali Çekaj" e cila vepron në Zvicër dhe Gjermani. Fotografia është e bërë në në nëntorë të vitit 1992./albtime/

E pabesueshme: Vrapon me shpejtësi prej 40 km/h! (VIDEO)

Robert Gill, lojtari i skuadrës Arizona Cardinals, ka arritur që në lentën për vrapim të vrapojë me një shpejtësi marramendëse, prej 40 kilometra në orë!. Gill, asnjëherë deri tani nuk ka luajtur në kolegj, ndërsa kjo do të jetë prova e parë në futbollin amerikan Ky lojtar vetëm para disa ditëve kishte një lëndim në ligamentet, ndërsa me këtë vrapim tregoi se ai shumë shpejtë ka arritur ta rikthejë formën e tij. Ai është shumë afër rekordit të Usain Boltit i cili vrapon me një shpejtësi prej 43 kilometra në orë. Shikoni vrapimin e pabesueshëm të këtij djaloshi./albtime

Shqiptarët në Siri: Luftojmë për fenë dhe për kombin

Në Siri thuhet se ka shumë shqiptarë që po luftojnë në anën e forcave kryengritëse. Motivi kryesor është ndihma për sirianët e besimit sunit. “ Ardhja ime në Siri është me motive fetare. Ka nisur lufta mes sunitëve dhe shiitëve dhe vendosa të shkoj dhe të mbroj idetë e librit të shenjtë Kur'anit, të mbroj fëmijë e gra nga masakrat", pohon një kosovar, i cili është në Siri, në një vend në të cilin më parë nuk ka qenë kurrë. “Ajo që po ndodh këtu është gjenocid... Kam ardhur për të vdekur , por kjo nuk është në duart e mia. Kjo është në dorë të Allahut i cili më ka dhuruar vazhdimin e jetës", thotë ai me kusht që të mos i përmendet emri. “Ndihma e merituar kundër diktatorit” Idriz Bilibani nga Prizreni është magjistër i shkencave të fesë islame. Ndër ithtarët e vet ai është i njohur si "sheiku". “Pse është problem, nëse dikush vendos të mbështesë popullin e vuajtur të Sirisë? Ai popull po keqtrajtohet dhe vritet nga diktatori Assad dhe regjimi i tij. Tërë bota është e bindur se ai po bën krime dhe se krimet po shtohet dita-ditës”, pohon Bilibani. Krejt ndryshe mendon sociologu Ismail Hasani. Ai thotë se nuk ka të dhëna për numrin e kosovarëve që kanë shkuar për të luftuar në Siri, por shton se "kjo është njollë për Kosovën". "Ne ende nuk kemi shëruar plagët tona nga vrasjet, ende kemi shumë njerëz të zhdukur. Ndërsa tani dikush do të shkojë në Siri dhe të luftojë për interesat e dikujt tjetër, që nuk i përket shoqërisë kosovare", pohon Hasani. Ai mendon se organet e shtetit të Kosovës duhet të reagojnë dhe të bëjnë publike të gjitha të dhënat për kosovarët që luftojnë në Siri. "Ministria e Jashtme dhe organet e tjera të Kosovës duhet të ndërmarrin masat e duhura për evitimin e shkuarjes së tyre në Siri. Duhet të dihet nëse ata janë të paguar për të luftuar, apo janë kriminelë? A janë ata besimtarë apo njerëz të pashpirt?”, pyet Hasani. S’ka organizime në grup Mazlum Baraliu, ekspert juridik dhe rektor i Universitetit të Prizrenit, thotë se ideali i lirisë dhe i demokracisë mund të interpretohet në forma të ndryshme. "Por nëse dikush vepron në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet dhe standardet e të drejtës humanitare, atëherë me këtë punë duhet të merren autoritetitet, respektivisht policia dhe organet juridike", pohon ai. Në një deklaratë me shkrim për “Deutsche Wellen”, zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi thotë se Ministria e Jashtme po i përcjell me kujdes raportet për pjesëmarrjen e luftëtarëve nga vendet e Ballkanit në Siri. "Në Kosovë nuk ka grupe të organizuara që kanë shkuar apo po shkojnë në Siri. Ne nuk kemi të dhëna konkrete as për individët që kanë shkuar atje", shkruan Selimi.

Genta Ismajli momente intime me Lorik Canën (Foto)

Së fundmi është shpërndar një fotografi e këngëtares Genta Ismajli e cila shihet në momente mjaft intime me futbollistin shqipëtar Lorik Cana,transmeton . Duken aq të afërt sikur pran tyre nuk gjendet askush tjetër dhe vëmendjen e kanë vetëm tek njëri tjetri. Sipas fotografisë Genta nuk duket në humor të mirë por nuk mundë të themi të njejtën gjë edhe për Lorikun. /indeksonline

Një prift katolik është ekzekutuar në Siri, duke ia prerë kokën.18+ [Video]

jë prift katolik është ekzekutuar në Siri, duke ia prerë kokën. Vdekjen e at Francois Murad e ka konfirmuar edhe Vatikani, ndërkohë që ai është vrarë nga luftëtarët xhihadistë. Vrasja e tmerrshme ka ngritur sërish pikëpyetje mbi shqetësimet e Perëndimit nëse duhet të armatosen rebelët që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar Assad. Rebelët xhihadistë i përkasin një grupimi që bashkëpunon me Al Kaedën. Ata e akuzojnë priftin se bashkëpunonte me regjimin e

Makina del jashte piste, 17 te plagosur ne Poloni (VIDEO-FOTO)

Të paktën 17 persona, mes tyre dy fëmijëm mbetën të plagosur pasi një makinë garash në qytetin Poznan në Poloni, goditi një grup njerëzish. 4 persona thuhet se janë në gjendje kritike, si pasojë e aksidentit që ndodhi pak sekonda pasi nisi gara. Në pamje mund të shihen qartë njerëz që qëndrojnë të shtrirë pa ndjenja, në një kohë që të tjerë përpiqen t'u vijnë në ndihmë. Shoferi i makinës po merret në pyetje nga policia e cila ka nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ndodhi. /albeu.com/

Lingerie Friday Enough Said! [Hot photos]