Makina del jashte piste, 17 te plagosur ne Poloni (VIDEO-FOTO)

Të paktën 17 persona, mes tyre dy fëmijëm mbetën të plagosur pasi një makinë garash në qytetin Poznan në Poloni, goditi një grup njerëzish. 4 persona thuhet se janë në gjendje kritike, si pasojë e aksidentit që ndodhi pak sekonda pasi nisi gara. Në pamje mund të shihen qartë njerëz që qëndrojnë të shtrirë pa ndjenja, në një kohë që të tjerë përpiqen t'u vijnë në ndihmë. Shoferi i makinës po merret në pyetje nga policia e cila ka nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ndodhi. /albeu.com/