Tifozët serb sulmojnë futbollistët e Prishtinës në Zvicër

Mbrëmë pas orës 23, në qendër të Bernit, 50 metra larg stacionit të trenit, janë sulmuar tre futbollistë të Prishtinës, të cilët bashkë me klubin po qëndrojnë në Zvicër për fazën e parë përgatitore. Sulmin e ka konfirmuar për ORAinfo lideri i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”, Albert Kastrati – Tigri. Ai ka thënë se futbollistët e sulmuar, të cilëve nuk ka dashur t’ua përmend emrin tash për tash, mbanin veshur fanella me logo të klubit. Derisa me këtë rast ka pësuar edhe gazetari i klubit, Avni Durmishi, i cili edhe është shtruar në spital.