Kanka dhe Malik quhen dy këngëtarë që kanë shfrytëzuar gjithë idenë kreative të Florit për të realizuar një këngë në gjuhën turke, por që titullohet “Le Leyli”.
Kënga “Tallava” e Florit u shndërrua në sensacion në mbarë ballkanin me miliona klikime në Youtube dhe me inspirime të shumta të këngëtarëve tjerë ballkanas.
Duke komentuar çështjen e kopjimit të këngës nga turqit, menaxheri i Florit, Andy Gramm, ka deklaruar se ai nuk di asgjë.
“Ne nuk jemi në dijeni për këtë, por pasi t’i marrim informacionet e nevojshme do të ndërmarrim edhe masa ligjore”, ka deklaruar Andy për emisionin Prive