Video Shqetësuese: Rebelët sirian hakmerren për masakrën

Pas sulmit nga ana e forcave të Asadit me armë kimike ku jetën e kanë humbur më shumë se 1.300 persona mes të cilëve edhe fëmijë. Rebelët sirian kthejnë goditjen duke vrarë ushtarët e forcave të Asadit.

Në videоn duken qartë që rebelët hakmerren për masakrën

Letra që përloti Rexhep Taip Erdogan (VIDEO)

Edhe kryeministrat përloten. Kjo gjë i ka ndodhur edhe kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan pasi ka dëgjuar letrën e një babai egjiptian, i cili humbi vajzën e tij 17 vjeçare. Letra ishte shkruar nga Mohamed Al-Beltag, një nga drejtuesit e Vëllazërisë Myslimane, i cili ndër të tjera fliste për Esmanë vajzën e tij, që kishte vdekur.

Futet në ring nga publiku dhe nokauton kundërshtarin (Video)

Në Rusi është regjistruar meç në të cilën një i ri nga publiku, ka hyrë në ring dhe ka nokautuar kundërshtarin. I riu i quajtur Dimitri Dzubiy, zëvendësoi boksierin që hoqi dorë nga beteja. Ai hoqi rrobat e tij, veshi rrobat e duhur, hyri në ring dhe rrëzoi për toke Max Baltrushinan. /Telegrafi

Labi i sulet ashpër “zogut” të Tunës (VIDEO)

Këngëtari Labinot Tahiri, duket ta ketë përjetuar rëndë këngën e Tunës “Fenix”, e cila për temë kryesore ka “zogun”. Ai në një nga koncertet e tij të fundit, ka lënë anash për pak minuta këngën, dhe u ka mbajtur një ligjëratë mbi moralin të pranishmëve, shkruan reporteri. Labi ka kritikuar ashpër këngëtarët që përdorin fjalë banale në tekstet e tyre, në veçanti Tunën, e cila në këngën e saj të fundit i këndon “zogut” dhe nëpër koncerte e prekë atë. “Mos pritni që Labi rastësisht, po e këndon ndonjë këngë banale, sikurse këngët që nuk do ta përmendi atë fjalë që ju e dini fort mirë, por... zogun nuk mund ta përmendi unë, sepse... sepse... jam shqiptar dhe kam karakter shqiptar”. “Dhe, me zakon dhe kulturë tënden nuk mund të sfidosh asnjë shtet tjetër dhe nuk mund të arrihet një shtet pa këto, ndërsa t’iu them të drejtën se pavarësisht në të ardhmen çfarë ndodh me mua dhe nëse vjen koha që Labi duhet të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë...atë bukë fëmijëve të mi nuk ua shti në gojë”. “Kështu që... ju nuk keni faj, sepse... ndoshta infektoheni nga disa të tjerë dhe kur vjen një njeri pavarësisht a është këngëtar apo futbollist me vlera, nuk ia dini vlerën” “T’iu them të drejtën, ata që se duan Labin mos hajdeni të shpenzoni para, ata që e duan Labin, ejani, une jam ketu per ju”.

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, i kënaqi tifozët e pranishëm në Allianz Arena në ndeshjen kundër Barcelonës, duke performuar njërin nga driblimet e famshme të Ronaldinhos. >> Më shumë video...

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, i kënaqi tifozët e pranishëm në Allianz Arena në ndeshjen kundër Barcelonës, duke performuar njërin nga driblimet e famshme të Ronaldinhos. Bayern Munichu e fitoi ndeshjen kundër Barcelonës me rezultat përfundimtar 2-0, teksa Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, megjithatë arriti të shfaqë pak nga magjia e tij. Gjersa ishte duke e mbajtur topin afër vijës anësore, kosovari e dribloi bukur kundërshtarin e tij me lëvizjen e quajtur ‘flip flap’ të cilën shpeshherë e performonte ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho. Ndiqeni:

Dubai: për çdo kilogram dobësim, një gram ari!


Dubai, 19 korrik - Dubai ka aktivizuar një nismë interesante me të cilën dëshiron të mbështesë ushqimin e shëndoshë. Qeveria e këtij vendi, e brengosur me numrin gjithnjë e më të madh të personave obezë (me kilogramë të tepërt) ka vendosur që të stimulojë humbjen e kilogramëve të peshës trupore dhe këtë asisoj që për çdo kilogram më pak brenda një muaji, ata do të shpërblehen me 1 gram ari!

Siç dihet, momentalisht një gram ari kushton rreth 45 dollarë amerikanë, ndërsa humbja minimale e peshës trupore duhet të jetë të paktën 2 kilogramë. 

Mediat lokale transmetojnë deklaratën e Husein Lutah, nga Ministria e Shëndetësisë, se nuk ekziston limit (kufizim) në humbjen e kilogramëve.  

“E vetmja gjë që nevojitet është që qytetarët të paraqiten për t’iu matur pesha”, tha ai.

Edhe në vendet e tjera të Gjirit Arab autoritetet kanë shfaqur brengosje për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të ushqimit të shpejtë dhe mungesës së ushtrimeve fizike.  

Ai është femër, ajo është mashkull

Ai është femër, ajo është mashkull


Londër, 22 korrik - Arin Andrews dhe Katie Hill duken një çift shumë normal të rinjsh dhe është shumë e vështirë të besohet se vetëm dy vite më parë ai ishte një vajzë me emrin Emerald dhe ajo një djalë me emrin Luke.

17-vjeçari Arin dhe 19-vjeçarja Katie i janë nënshtruar operacioneve për të ndryshuar gjini dhe me këtë rast kanë ndryshuar edhe emrin, transmeton TCh njoftimin.

Arin shprehet për ‘The Sun’: “E kam urryer gjithmonë gjoksin tim. Gjithmonë kam menduar se nuk duhet ta kisha. Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe mund të bëj gjëra meshkujsh pa më parë njerëzit shtrembër.”

Arin dhe Katie (të dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës) janë njohur para dy vitesh në një terapi grupi për adoleshentët transeksualë dhe tashmë janë të lidhur si një çift normal.