Serbja Jelena Karleusa mikson ezanin në këngën e saj(Video)
Pop ylli serb, Jelena Karleusa, ka mbajtur një koncert më datë 15 qershor në Usce, ku ka kenduar këngën e saj "Duboko Ranjena" (Plaga e Thellë) ne te cilen kishte miksur ezanin që është thirrje për lutje që këndohet në xhamitë muslimane.
Këngëtarja serbe Karleusa ka përdorur pjesë të ezanit, edhe pse në prapashtesën e titullit të këngës ajo mban "arabic mix".
Siç transmeton telegrafi, mediat serbe raportojnë po ashtu se Karleusa në po këtë koncert nuk përjetoi momente të mira, pasi ai dështoi për shkak të zërimit dhe ndriqimit të keq. /albeu.com/
Aktorja më e bukur turke bëhet mashkull (video)
Erkochlar Nil, e cila është konsideruar si një nga aktoret më të bukura të Turqisë nuk i pëlqente të jetonte si një femër dhe për këtë ajo ndërroi gjininë.
Aktorja dhe ish-mbretëresha e bukurisë, foli hapur në publik, duke thënë se nuk ndjehej mirë si një grua dhe më në fund mori vendimin për të ndërruar gjininë. Ajo bëri një operacion dhe tani është kthyer në një mashkull seksi.
“Unë kurrë nuk kam qenë si vajzat e tjera. Nuk luaja asnjëherë me kukulla, nuk rrija me vajzat, por doja të vishesha me veshjeje sportive dhe me atlete dhe të luajë futboll. Asnjëherë nuk ndjehesha si një grua”, thotë Neil. “Kur kam hyrë në moshën e pjekurisë, unë kam qenë e qartë se diçka nuk shkonte tek unë. Vërtet kam qenë një grua nga jashtë, por brenda vetes ndjehesha si një mashkull sepse gjithmonë më kanë joshur femrat, mua kurrë nuk më ka interesuar ndonjë djalë, nuk më pëlqente asnjë mashkull”.
Siç thotë ai tani (ajo), ndryshimi i seksit ishte i gjatë, i ngadaltë dhe i dhimbshëm, ishte një proces i vështirë që bart një ngarkesë të rëndë mbi supe, por pavarësisht të gjitha këtyre si është shumë më i lumtur se më parë.
Hidhni një sy në video dhe shikoni se si Neal dukej para ndryshimit të gjinisë.
Tmerr në Siri, filmohen prerjet e kokave (video, pamjet të rënda)
Botën e përshkoi një xhirim i postuar në YouTube, me pamjet tronditëse, ku priten kokat e tre personave. Dyshohet se viktimat janë mbështetës të Bashar al-Assadit, ndërsa ekzekutues forcat e kryengritësve. Në mesin e të ekzekutuarve është edhe një prift i Kishës Ortodokse siriane.
Në xhirimin prej gati 10 minutash, shihen burrat e lidhur, të rrethuar nga një numër i “vëzhguesve”, në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë.
Deri tani nuk dihet identiteti i viktimave e as ekzekutorët, por dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me “motive fetare”.
Tortura është xhiruar me kamerën e telefonit, ndërsa e kanë postuar në YouTube mbështetësit e Assadit nga organizata “e vërteta siriane”.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Elefanti qe luan ne piano (VIDEO)
Nje shfaqje speciale kjo qe ka ndodhur ne fshatin Ayutthaya, jo shume larg nga Bangkok, ne Tailande.
Elefanti Peter eshte shfaqur ne nje duet me pianistin Paul Barton.
Me nocken e tij elefanti luan ne tastieren e pianos dhe ne te njejten kohe mban ritmin me veshe dhe koke, pra kercen.
Nje performance qe vleresoi Peter me palmen si 'Ylli i web-it'.
Subscribe to:
Posts (Atom)