Grabitet në rrugë, askush nuk ndërhyn ta ndihmojë (VIDEO)

Një grua grabitet dhe dhunohet nga një tjetër grua dhe asnjë nga njerëzit dëshmitarë, nuk ndërhyn që t'i vijë në ndihmë. Këto janë pamjet e sigurisë që kanë kapur momentin e vjedhjes. Viktima sulmohet nga një tjetër femër, e cila me dhunë e ka hedhur përtokë, e ka goditur me shqelma dhe më pas e ka grabitur. Vetëm kur keqbërësja u largua, njerëzit iu afruan gruas së tmerruar. /albeu.com/

Rekord në Angli, 30 penallti në një ndeshje (VIDEO)

90 minutat e kohës së rregullt si dhe 30 minutat e dy kohëve shtesë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesen e përballjes Brockenhurst-Andover Town e vlefshme për "Hampshire Cup" e zhvilluar në Angli më 9 tetor. Si gjithmonë në këto raste skuadrat u drejtohen goditjeve nga pika e bardhë për të përcaktuar formacionin që do të vijojë në fazën pasardhëse. Një seri e cmendur penalltish, që dukej se nuk do të kishte fund. Pas 29 njëmbëdhjetmetërshave të saktë, radhës për të goditur i erdhi sërish 20-vjeçarit Claudio Hebert, i cili ishte njeriu i vetëm që gaboi nga pika e bardhë. Si përfundim, vendasit fituan me rezultatin 15-14. Në fakt ky ishte një rekord i ri sa i përket numrit të 11 metërshave të ekzekutuar në një ndeshje futbolli në Angli, teksa rekordi i mëparshëm i regjistruar nga Federata Angleze është shënuar më 2011 në "Johnston Paint Trophy" në takimin Dagenham and Redbridge kundër Leyton Orient. /albeu.com/

Ja se si femrat i josh pasuria (VIDEO)

Vitali Zdorovetski edhe një herë ka arritur një kohë rekord duke tërhequr miliona shikues në kanalin e tij në YouTube, përmes një kamere të fshehur. Këtë herë ai e bëri një skemë në të cilën ai përpiqet të tregojë nëse femrat me të vërtetë pranojnë të shkojnë me një mashkull duke u tërhequr nga pasuria e tij. Eksperimenti i tij ishte mjaft e thjeshtë: ai e pyeti vajzën nëse ajo do që të shkojë për darkë me të, dhe kur ajo refuzoi, ai i tregoi veturën e tij superluksoze. Vajza menjëherë ndryshoi mendjen dhe pranoi që të shkojë me Vitalin, por ai tha se nuk i pëlqejnë femrat aventuriere.

Droga e kthen vajzën në 'përbindësh' (VIDEO)

Është publikuar një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut, ku shihet një vajzë e droguar dhe reagon si një "zombi". Video është publikuar nga faqja e internetit " LiveLeak " dhe ka shokuar shikuesit me veprimet e vajzës së droguar e cila merr sulme paniku në sjelljet e saja. Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme. Kohët e fundit mjekët në SHBA po i frikësohen së tepërmi një lloj droge të re, të quajtur krokodil, e cila shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit. Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie. Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi, ajo përgatitet në kushte shtëpie dhe është tri herë më e lirë se heroina. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinë apo naftë të përpunuar dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.

Bashkëvendasit e Pacollit festojnë Bajramin me të shtëna armësh (VIDEO)

Festa e Kurban Bajramit u ndje me të madhe na fshatin Marec. Atje, u mblodhën qindra banorë, dhe në xhaminë që jo fort moti është inauguruar, e bënë faljen e mëngjesit në këtë ditë. Por, as kësaj here festa nuk kaloi pa të shtëna armësh.

Photoshop Live Alla Fermata Del Pullman – Scherzo Epico (VIDEO)

Nje ide gjeniale ! Kini kujdes se mund t'iu ndodhe dhe juve nje dite !

Video: Gol nga gjysma e fushës

Një nga momentet më interesante dhe të paharueshme në futboll, janë sigurisht golat e shënuar nga distanca të mëdha. Një gol nga gjysma e fushës ka arritur, Liam Kelly nga Irlanda

Këngtari turk vjedh Tallavan e Florit

Nuk mund të quhet huazim, por një vjedhje me plot kuptimin e fjalës. Këtë e bënë dy këngëtarë turq, të cilët e shndërruan këngën “Tallava” nga gjuha shqipe, në një hit turk.

Kanka dhe Malik quhen dy këngëtarë që kanë shfrytëzuar gjithë idenë kreative të Florit për të realizuar një këngë në gjuhën turke, por që titullohet “Le Leyli”.

Kënga “Tallava” e Florit u shndërrua në sensacion në mbarë ballkanin me miliona klikime në Youtube dhe me inspirime të shumta të këngëtarëve tjerë ballkanas.

Duke komentuar çështjen e kopjimit të këngës nga turqit, menaxheri i Florit, Andy Gramm, ka deklaruar se ai nuk di asgjë.

“Ne nuk jemi në dijeni për këtë, por pasi t’i marrim informacionet e nevojshme do të ndërmarrim edhe masa ligjore”, ka deklaruar Andy për emisionin Prive

Video: Rënia e Selenës nga skena

Selena Gomez gjatë performancës së saj energjike duke kërcyer ka rënë nga skena dhe shumë shpejt si një profesioniste është ngritur dhe ka vazhduar me performancën. Shikoni momentin pak të sikletshëm i Selenës Shikoni momentin pak të sikletshëm i Selenës

12-vjeçari vret aksidentalisht mikun e nënës (Video)

Një 12-vjeçar qëlloi aksidentalisht për vdekje mikun e nënës së tij gjatë një seance qitjeje në një poligon në Volokomlamsk në Rusi. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e sigurisë. 12-vjeçari i udhëzuar nga instruktorja, ulet në ndenjëse dhe menjëherë merr pushkën në krah, ndërkohë që e ëma e tij dhe miku i saj po ecnin nëpër pistë për të kontrolluar shënjestrën. Në këtë moment, 12-vjeçari duke pandehur se arma nuk ishte e mbushur, e shkrep atë. Plumbi i dalë qëlloi fatal për të riun që e zuri në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme. Autoritetet vendase nisën menjëherë hetimet dhe akuzat rëndojnë ndaj instruktores për neglizhencë. Si rregull ajo duhet të kishte kontrolluar që arma të mos ishte e mbushur dhe pastaj t’ia lintë atë në dorë 12-vjeçarit.

Brazil, policia vret hajdutin (VIDEO-LAJM)

Një tentativë për të grabitur një motor i ka kushtuar jetën një të riu në San Paulo në Brazil. Në një video të publikuar nga disa nga mediat botërore tregon momentin kur një motoçiklist, i cili kishte një kamera të vendosur në helmetë, grabitet nga dy persona me një motor. Nën kërcënimin e armës, ata i marrin motoçikletën, por nuk zgjat shumë pasi një polic qëllon mbi hajdutin duke e plagosur atë por për fat të keq ai ka ndërruar jetë disa momente me vonë.

Edhe pulat do të votonin për Korab Sejdiun (VIDEO)

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, kanë filluar fushatën duke shkuar derë më derë, për të kërkuar votat e qytetarëve. Në një rast kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, ka marrë një premtim të veçantë për votë. Atij i ka thënë një qytetarë, se nëse ai e ka me gjithë mend se do të punojë për të mirën e Prishtinës, mund të llogarisë jo vetëm në votat e familjarëve të tij, por edhe në ato të pulave. (reporteri.net)

E mjera gjuhë angleze çka po i bën Isa Mustafa (Video)

Mesuesja pozoi për Playboy, nxënësit zbulojnë fotot nudo dhe videot !

Profesoresha e spanjishtes në shkollën e mesme “Townview Magnet High School” në Dallas është zënë mat para prindërve të nxënësve, pasi u zbulua se kishte pozuar nudo për revistën ‘Playboy’. Profesoresha atraktive Cristy Nicole Deweese pozoi në Playboy para gati tre vitesh, kur ishte vetëm 18 vjeç, por kjo nuk është harruar. Fotografitë e saj seksi qarkullojnë ende në internet dhe u gjetën lehtësisht dhe nga nxënësit. Në galeritë e saj gjendet edhe set me foto, ku ajo jep intervistë, e ku si hobi përmend “gjuetinë, qitjet me armë” etj. Ajo madje thekson se vitin e kaluar ka vrarë një dre, ndërsa shton se po bën master për gjuhën spanjolle që të punësohet si profesoreshë. Deweese në shkurt të vitit, 2011 kishte pozuar si “Studentja e muajit”.

Autobusi bie në humnerë, të gjithë pasagjerët të vdekur (VIDEO)

Një autobus me 51 persona, përfshi disa fëmijë, doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë në Peru mëngjesin e së dielës. Një zyrtar informoi se pavarësisht mbërritjes së shpejtë të asistencës në vendngjarje, të gjithë pasagjerët kishin vdekur. Nuk dihen ende arsyet që shkaktuan daljen e autobusit nga rruga malore në të cilën po udhëtonte. Humnera në të cilën ra autobusi ishte 200 metra e thellë. Ndërkohë, Peruja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, duke shpallur zi kombëtare në mbarë vendin.

Shqiptari fton për xhihad në Siri (Video)

Një shqiptar nga Kosova që po lufton në Siri, përmes një video të postuar në Youtube, iu bënë thirrje shqiptarëve myslimanë që ti bashkohen luftës së shenjtë, Xhihadit, njofton Gazeta Express. “Ju nuk e dini vëllezër se çfarë krenarie është të jesh në tokën e shenjtë të Xhihadit’ thotë ai. “Mos rrini asnjë minutë në shtëpitë tuaja, por ejani këtu”. Video është postuar më 12 tetor. Emri i këtij luftëtari nuk bëhet i ditur. Ai është ndër dhjetëra shqiptarë tjerë nga Kosova e Maqedonia që po luftojnë përkrah rebelëve në luftë për ta rrëzuar Presidentin Bashar al Assad

Pamje shokuese:Gjatë festivalit në Tajllandë priten në mënyra bizare gjitha pjesët e trupit (FOTO)

Gjatë Festivalit tradicional vegjetarian në ishullin Phuket në Tajlandë, pjesëmarrësit në mënyra bizare lëndojnë dhe presin gjithë pjesët e trupit të tyre, duke realizuar ritualin e tyre për "pastrimin" dhe "largimin" e shpirtrave të këqij. Festivali çdoherë mbahet në muajin e nëntë sipas kalendarit kinez, i cili përfaqëson përgatitje për muajin e dhjetë, gjatë të cilit është e ndaluar ngrënia e mishit./albtime Fotografitë përmbajnë material shokues dhe nuk është e preferuar të shikohen nga persona me probleme shëndetësore.

Qentë mësojnë vogëlushin të hedhë hapat e para (VIDEO-FOTO)

Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin! Ky fëmijë që shihni në video përpiqet të bëjë hapat e parë këmbadorazi teksa ka zgjedhur si instruktorë dy miqtë e tij me katër putra. Dy qentë haski janë shtrirë në dysheme dhe në momentin që fëmija ngec, ata ecin krah tij, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i nënës së vogëlushit. Video është realizuar në Kinë dhe pasi është hedhur në YouTube ai ka kapur rekord klikimesh. /albeu.com/

Rinës nuk po ju lejohet hyrja as në objektet shkollore për shkak të shamisë që ajo mban në kokë tashmë një muaj.

Rinës nuk po ju lejohet hyrja as në objektet shkollore për shkak të shamisë që ajo mban në kokë tashmë një muaj. Për tri vjet rrjesht, Rina Dervisholli ndoqi mësimet në shkollën e mesme “ Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Por nga shtatori, Rinës nuk iu lejohet hyrja as në objektet shkollore. Kjo për shkak të shamisë që ajo mban në kokë tashmë një muaj. Rina thotë se ndihet e vetme, pasi në përkrahje të saj nuk ka dalë askush përveç familjes së saj dhe një Organizate jo Qeveritare që merret me të drejtat e femrave. Babai i Rinës tregon se vajza e saj po e përjeton shumë rëndë largimin nga shkolla. Ai thotë se Rina kalon tërë kohën duke qajtur, pasi është ndarë nga shkolla. Por Rina nuk po heq dorë. Ajo shkon çdo ditë para shkollës, duke insistuar në të drejtën e saj për shkollim. Rina ka hartuar edhe një ankesë ku kërkon kthimin e saj në shkollë. Ankesa thotë se ndaj Rinës është bërë shkelje e Kushtetutës ku flet për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën në shkollim, shkelje të ligjeve të arsimit, ku arsimi i mesëm është i obliguar, dhe shkelje të së drejtës Ndërkombëtare, duke qenë se në rastin e Rinës është bërë diskriminim në baza fetare. Ankesa përmend edhe vendimin arbitrar që është bërë në rastin e Rinës, dhe mosdhënia e së drejtës për ankesë. Drejtori i shkollës nuk deshi të flasë, por tha se ai vetëm po e zbaton urdhrin e Ministrisë së Arsimit, i cili nuk lejon bartjen e shamisë në shkolla. Me sa duket Ministria e Arsimit dhe drejtoritë e shkollave po zbatojnë standarde të shumëfishta, ngase shumë nxënës do të duhej të suspendoheshin nga shkolla për shkak se ata thyejnë ligje themelore siç është pirja e duhanit në shkollë. Por me sa duket shamia e vajzave në Kosovë u vret syrin më shumë se dukuritë negative, përfshirë skandalin e fundit të rrahjes së nxënëseve brenda ambienteve shkollore. /mesazhi/

Hoxhë Shefqeti, mallkon Shaip Mujën për ndalimin e ndërtimit të xhamisë (VIDEO)

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Mujën, për ndalimin e ndërtimit të Xhamisë në Lagjen Kalabria. Në fakt, më shumë sesa akuza, ato që thotë hoxha janë mallkime. Në një video të shpërndarë dje në Youtube, hoxha i famshëm për interpretime rigjide të islamit, akuzon edhe komandantët tjerë se janë shndërruar në kundërshtarë të islamit. “Shaipi është djali i Hajredinit, e Hajredini ka qenë shok me babanë tim. Kanë punuar bashkë në minierë. Mendova një ditë të shkoj te Hajredini e t’i them se ndali djemtë, por më thanë se “djemtë i kanë dalë dore. Më erdh keq për këtë, thash mos ta mërzis plakun e nuk shkova hiç”, thotë Krasniqi. Reagimi i hoxhës Shefqet Krasniqi vjen pasi që në lagjen Kalabria janë hapur themelet e xhamisë pranë një ndërtesë kolektive që po ndërtohet nga vëllezërit Muja. Disa banorë të lagjes aty kanë bërë një peticion kundër ndërtimin të xhamisë, të shtyrë nga Mujajt. Por në video, Shefqet Krasniqi akuzon edhe Ismet Beqirin, ish-Kryetarin e Prishtinës që ndaloi ndërtimin e xhamisë në lagjen Bregu i Diellit vite më parë. Njëkohësisht, hoxha flet edhe për Katedralen e Prishtinë, që si gjithmonë, shfaqet kundërshtues ndaj ndërtimit të saj.