Se sa rrezik përbënë për shëndetin të ushqyerit në vende që nuk njihen mirë, dëshmojnë këto pamje amatore të dërguara nga një bashkëpunëtor i yni.
Ato nuk duan koment pasi ilustrojnë lakminë vrastare për të përfituar edhe në dëmin e shëndetit të të tjerëve. Mbi këto shufra armature të dedikuara për diçka tjetër, janë nxirë me dhjetëra mijëra qebapa e pleskavica.
Imagjinojeni çfarë kanë ngrënë të rinjtë tanë, meqë siç bëhet e ditur kjo e ashtuquajtur qebaptore punon kryesisht gjatë verës, kur edhe fillon koha e diskotekave, pasi ajo ndodhet fare pran një diskoteke në periferi të Gjilanit.
kosovapress.com