Pas sulmit nga ana e forcave të Asadit me armë kimike ku jetën e kanë humbur më shumë se 1.300 persona mes të cilëve edhe fëmijë. Rebelët sirian kthejnë goditjen duke vrarë ushtarët e forcave të Asadit.
Në videоn duken qartë që rebelët hakmerren për masakrën
Edhe kryeministrat përloten. Kjo gjë i ka ndodhur edhe kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan pasi ka dëgjuar letrën e një babai egjiptian, i cili humbi vajzën e tij 17 vjeçare.
Letra ishte shkruar nga Mohamed Al-Beltag, një nga drejtuesit e Vëllazërisë Myslimane, i cili ndër të tjera fliste për Esmanë vajzën e tij, që kishte vdekur.
Në Rusi është regjistruar meç në të cilën një i ri nga publiku, ka hyrë në ring dhe ka nokautuar kundërshtarin.
I riu i quajtur Dimitri Dzubiy, zëvendësoi boksierin që hoqi dorë nga beteja. Ai hoqi rrobat e tij, veshi rrobat e duhur, hyri në ring dhe rrëzoi për toke Max Baltrushinan. /Telegrafi
Këngëtari Labinot Tahiri, duket ta ketë përjetuar rëndë këngën e Tunës “Fenix”, e cila për temë kryesore ka “zogun”.
Ai në një nga koncertet e tij të fundit, ka lënë anash për pak minuta këngën, dhe u ka mbajtur një ligjëratë mbi moralin të pranishmëve, shkruan reporteri.
Labi ka kritikuar ashpër këngëtarët që përdorin fjalë banale në tekstet e tyre, në veçanti Tunën, e cila në këngën e saj të fundit i këndon “zogut” dhe nëpër koncerte e prekë atë.
“Mos pritni që Labi rastësisht, po e këndon ndonjë këngë banale, sikurse këngët që nuk do ta përmendi atë fjalë që ju e dini fort mirë, por... zogun nuk mund ta përmendi unë, sepse... sepse... jam shqiptar dhe kam karakter shqiptar”.
“Dhe, me zakon dhe kulturë tënden nuk mund të sfidosh asnjë shtet tjetër dhe nuk mund të arrihet një shtet pa këto, ndërsa t’iu them të drejtën se pavarësisht në të ardhmen çfarë ndodh me mua dhe nëse vjen koha që Labi duhet të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë...atë bukë fëmijëve të mi nuk ua shti në gojë”.
“Kështu që... ju nuk keni faj, sepse... ndoshta infektoheni nga disa të tjerë dhe kur vjen një njeri pavarësisht a është këngëtar apo futbollist me vlera, nuk ia dini vlerën”
“T’iu them të drejtën, ata që se duan Labin mos hajdeni të shpenzoni para, ata që e duan Labin, ejani, une jam ketu per ju”.